Ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi, nuk foli për shtypin pas debutimit të tij në ligën MLS, duke thyer rregullat mediatike të ligës, sipas mediave amerikane.
Messi shënoi në minutën e 89-të të fitores 2-0 të Inter Miami ndaj New York Red Bulls të shtunën mbrëma.
Zëdhënësja e Miami-t, Molly Dreska tha pas ndeshjes se Messi nuk ishte në dispozicion të shtypit.
Dan Courtemanche, nënkryetari ekzekutiv i komunikimit i MLS, tha para ndeshjes se Messi, si të gjithë lojtarët, duhet të jetë në dispozicion të mediave pas ndeshjes.
Ky ishte debutimi i Messit në ligën MLS dhe deri më tani ai ka luajtur nëntë ndeshje për Miami, duke shënuar 11 gola dhe duke regjistruar tre asistime. /tesheshi.com/