Dy familje në Karolinën e Jugut, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk njiheshin më parë por janë kthyer në miq pas një rastësie shumë të bukur, që është bërë hit në internet.
Dy familjet që sollën në jetë fëmijët e tyre u njohën me njëra-tjetrën për shkak të emrave të foshnjeve ku njëri u quajt Romeo dhe vajza Zhulieta.
Dy foshnjet lindën në spital me një diferencë prej 18 orësh mes tyre. Emri i Romeos nuk ka si shkas veprën e Shekspirit, por këngëtarin Romeo Santos, të cilin të dy prindërit e foshnjes e adhurojnë.
Ndërkaq, vajza është emëruar Juliet sipas personazhit të filmit ‘Psych’, kanë theksuar prindërit e vajzës. Shihni fotot e foshnjeve./tesheshi.com/