Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë në seancën e Kuvendit se riprocedimi i amendamentit kushtetues që i hap rrugë krijimit të Gjykatës Speciale ka cenuar rëndë kompetencat e Kuvendit.
Ai po ashtu ka theksuar se situata e sotme është shumë e vështirë dhe se Parlamenti i Kosovës po sfidohet në ekzistencën e tij.
“Vendimi i Kuvendit nuk u respektua. Qeveria për një muaj kërkoi forma për ta përmbysur vendimin e këtij parlamenti”, ka thënë Limaj në fjalën e tij në Kuvend./tesheshi.com/