Vërtet që bektashinjtë qenkan në zhdukje, e mishëruar kjo dhe te like-t në faqen e kryeministrit Rama, te fotoja e tij me Baba Mondin, ku lexohet një fill anektodik mes dy figurave krah njëri-tjetrit, bashkuar në kauzën pa asfare dritë dhe plot hije të një shteti bektashi, të tipit Vatikan, pikërisht në Tiranë.
Dhe si për ironi, ky shtet paska shumë përkrahje në Azinë e largët. Sepse, në dhjetë mijë e kusur like te bektashinjtë ne faqen e shefit të qeverisë, ka vetëm një mijë sosh të shqiptarëve me emër e mbiemër; pjesa tjetër, më mijëra, janë të blera, qartazi në funksion të sajimit të “përkrahjes shqiptare” për shtetin e Baba Mondit me shokë, trajtuar nga Rama si një relike kombëtare e rrezikuar, e cila duhet shpëtuar me krijimi e një Vatikani për ta. /tesheshi.com/