Barcelona shkëlqen edhe njëherë përballë Manchester City-t duke fituar edhe ndeshjen kthyese në Camp Nou. Një gol i kroatit Ivan Rakitici, u jep qetësinë blaugranasve që të administrojnë ndeshjen me lehtësi dhe të krijojnë mundësi të pafundme për të realizuar edhe më shumë.
Joe Hart ishte pika e vetme ndritëse e kampionit të Anglisë që nuk i mjaftoi as penaltia e Agueros për t`u kthyer në lojë. Argjentinasi nuk e bën një gjë të tillë, kështu që City me pak shpresa për kualifikim nuk kërkon të bëjë diçka më shumë nga kjo ndeshje nga e cila ka mundur të dalë edhe e turpëruar, nëse Neymar e Suarez do konkretizonin mundësitë për gol që i kishin.
Juventus rikthehet sërish në mesin e skuadrave të mëdha, duke u klasifikuar kështu me gjigantët e tjerë në çerekfinale. Kampionët e Italisë kanë dhuruar spektakël në Signal Iduna Park duke e shkatërruar Borusian e Dortmundit, (0:3). Dy gola të argjentiasit Carlos Tevez dhe një i Alvaro Moratës, e kanë kompletuar natën magjike të bardh e zinjve.
Shorti për duelet në çerekfinale do të hidhet të premten në Nyon të Zvicrës. /tesheshi.com/