Kukësi në turin e dytë. Skuadra e drejtuar nga Marcelo Troisi ka arritur kualifikimin ndaj Topredo Zhodinos pasi barazoi në ndeshjen e kthimit të luajtir në Bjellorusi. Ndeshja ka përfunduar me rrjeta të paprekura dhe arrin kështu një kualifikim për në turin tjetër ku do të përballet me një mes Mladës ose Neftçi Baku.
Partizani i thotë lamtumirë Europës që në turin e parë. Të kuqtë janë mundur sot 0-1 nga norvegjezët e Stromsgodset duke u eliminuar përfundimisht nga ky kompeticion. Pavarësisht se luajtën një ndeshje mjaft të mirë duke e dominuar lojën, të besuarit e Duros nuk mundën dot të shënonion qoftë edhe një gol dhe e kanë mbyllur takimin duke pësuar në minutën e fudnit të ndeshjes.
Laçi nuk ja del në Baku. Skuadra e Armando Cungut kthehet në shtëpi pa biletë për turin tjetër në Evropa Ligë. Inter Baku arrin të ruajë rezultatin 0-0, duke i dhënë mundësinë e artë vetës për turin tjetër.
Renova ka dështuar edhe në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Moldavi duke pësuar me rezultat të thellë 4:1 nga Dacia Chisinau. Moldavët kishin fituar edhe ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup me rezultat 1:0. Golin e vetëm për Renovën e shënoi Emini. /tesheshi.com/