Liga Arabe i ka dënuar sot sulmet e fundit ajrore izraelite mbi Rripin e Gazës, në bllokadë prej kohësh.
Ahmed Ben Heli, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Ligës, i ka quajtur sulmet izraelite “provokuese” teksa ka folur për gazetarët në Kajro, pasi ato kanë përkuar me 47-vjetorin e një sulmi zjarrvënës mbi xhaminë El-Aksa në Jerusalemin Lindor.
“Kjo tregon mentalitetin dhe arrogancën izraelite karshi ligjit ndërkombëtar dhe nismave për paqe,” ka thënë ai.
Avionët izraelitë goditën të dielën disa objektiva në Rripin e Gazës, pak kohë pasi disa raketa ishin hedhur në jug të Izraelit.
Izraeli do të kryente në korrik dhe gusht të vitit 2014 një ofensivë ushtarake disajavëshe në Rripin e Gazës.
Gjatë mësymjes për 51 ditë u vranë mbi 2.160 palestinezë, kryesisht civilë, ndërkohë që u plagosën 11.000 të tjerë. /tesheshi.com/