Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lidhjet me Leninin: e kaluara që duan ta harrojnë në fshatin zviceran, Zimmerwald

by te Sheshi
29/11/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Lidhjet me Leninin: e kaluara që duan ta harrojnë në fshatin zviceran, Zimmerwald

Në një ditë të ftohtë vjeshte në vitin 1915,  38 ornitologë u mblodhën në fshatin e vogël zviceran Zimmerwald.

Vetëm se, ata nuk ishin vërtet studiues të zogjve, kjo ishte thjesht një koperturë. Ata ishin socialistë nga e gjithë Europa, që po takoheshin për të diskutuar mënyrat e paqësimit të kontinentit të shpartalluar nga Lufta e Parë Botërore.

LENIN

Dy më të famshmit ndër pjesëmarrësit ishin rusët: Vladimir Ilyich Ulyanov, apo Lenini dhe Leon Trocki.

Fushata e tyre e paqes e kishte të domosdoshme fshehtësinë: kundërshtimi i luftës shihej si tradhti në shumë vende.

Lenini dhe Trocki ishin tashmë azilantë politikë. Ata jetonin të dy në Zvicrën neutrale, Trocki në Gjenevë dhe Lenini në Bernë, ku planifikonin qetësisht rrëzimin e carit të Rusisë.

Vendlindja e një revolucioni

Sot, Zimmerwald  nuk ka ndryshuar shumë nga ajo ditë e vitit 1915. Eshtë një vend i përgjumur, me popullsi prej 1 mijë e 100 banorësh, me pak ferma, një kishë dhe Alpet që ngrihen madhërishëm mbi kokën e luginës. Dhe për 100 vjet me radhë, në këtë fshat nuk ka pasur asnjë shenjë se themeluesit e Revolucionit Bolshevik kishin qenë aty.

Madje, banorët e Zimmerwald rezistuan fuqishëm njohjen zyrtare të lidhjes historike me sovjetikët.

Por, sidoqoftë, me mijëra kilometra në lindje, Zimmerwald gradualisht ishte bërë i famshëm. Në klasat e shkollës në të gjithë Bashkimin Sovjetik, fshati përmendej si vendlindja e revolucionit.

“Në Bashkimin Sovjetik,  Zimmerwald ishte një fshat shumë i famshëm. Çdo fëmijë shkolle sovjetik e njihte këtë fshat”, thotë Julia Richers, historiane në Universitetin e Bernës. “Por mund të pyesni secilin nxënës shkolle në Zvicër dhe ata nuk do ta dinë kurrë se çfarë flitet për Zimmerwald”, shton ajo.

 Konferenca e Zimmerwald-it

Mbajtur në Zimmerwald në datat 5 deri në 8 Shtator 1915, në konferencë morën pjesë 38 delegatë socialistë nga e gjithë Europa. Ajo synonte t’i jepte fund Luftës së Parë Botërore përmes revoltës civile. Ajo e Zvicrës ishte e para nga tre të tilla, të tjerat u mbajtën në

Kienthal dhe Stockholm, por që së bashku njihen si lëvizja Zimmerwald.

Historianët zviceranë e përshkruajnë qëndrimin e Zvicrës për këtë histori si një “harresë e sforcuar”, sidomos në vetë fshatin Zimmerwald , ku, në vitet 1960, planet për të vendosur një pllakatë të vogël që shënonte praninë e Leninit në atë vend, u ndaluan me vendosmëri nga këshilli i fshatit .

Ndoshta, edhe vetë neutraliteti i Zvicrës i ka rrënjët në hezitimin për të pranuar dhe njohur të kaluarën.

Gjatë Luftës së Ftohtë, zviceranët ishin ekstremisht nervozë nga shfaqja e simpatisë si për Lindjen ashtu edhe për Perëndimin, e shpenzuan me miliarda për një ushtri të madhe dhe për ndërtimin e bunkerëve për çdo familje me shpresën e mbetjes neutralë edhe nga të gjitha konfliktet e ardhshme.
LENIN 3

Por, në Zimmerwald, nostalgjikë të pranisë së Leninit dërgonin letra që gjendeshin në kutitë postare për çdo ditë.

Kryebashkiaku Fritz Broennimann zotëron një arkivë të gjerë të mesazheve të zellshme: kartolina, vizatime dhe shënime nga qindra nxënës sovjetikë, shumë prej këtyre i adresoheshin “presidentit të

Zimmerwald”, e të gjitha kërkonin infornmacione për heroin e tyre
kombëtar, Leninin.LENIN 4

“Ata kërkonin fotografi, fletëpalosje”, shpjegon kryebashkiaku, duke treguar një kartolinë të ronitur nga koha ku duket statuja e Leninit në Moskë.

“Disa i adresonin letrat për muzeumin e Leninit në Zimmerwald”. Sigurisht që nuk kishte ndonjë muze të tillë dhe nuk kishte as fotografi e as fletëpalosje.

LENIN 2Pjesa më e madhe e letrave nuk morën asnjëherë përgjigje.

Por, herë pas here,  ndonjë zyrtar i Zimmerwald, ndoshta duke u ndjerë në ankth nga sasia e madhe e letrave me pulla sovjetike mbi tryezën e vet, përpiqej të ndalte fluksin.

Dhe në vitin 1945, vinte kjo përgjigje e vendosur:

“Zotëri, nuk jam në dijeni të simpative tuaja politike. Sidoqoftë, nuk jam në gjendje të jap material për një ekstremist politik, që mund të përdoret nga armiqtë e shtetit”.

Mësime nga historia

Por, vetëm pak kilometra në veri të Zimmerwald, në kryeqytetin zviceran, Bernë- një nga qytetet më të majta në këtë vend-domethënia e konferencës së Zimmerwald  merr shumë vëmendje.  “Zimmerwald ishte tamam një konferencë paqeje”, thotë  Fabian Molina, president i partisë zvicerane të Socialistëve të Rinj.LENIN 5

“100 vjet nga konferenca e Zimmerwald, ne jemi në një situatë të ngjashme, nëse krahasojmë luftërat që janë duke u zhvilluar, me rreth 60 milionë njerëz që zhvendosen”, thotë ai.

Historiania Julia Richers bie dakord në këtë pikë, duke vënë në dukje se konferenca ishte takimi i parë në Europë kundër luftës dhe se manifestoja finale e Zimmerwald përmbante disa parime fondamentale.

“Manifestoja e Zimmerwald parashtronte tre gjëra të rëndësishme”, shpjegon ajo. “Që mund të ketë paqe pa aneksime, paqe pa kontribute në luftë, dhe vetëvendosje të popujve”.

“Nëse sheh traktatet e paqes të Luftës së Parë Botërore, këto tre gjëra pothuajse nuk janë marrë në konsideratë dhe e dimë që Lufta e Parë, pjesërisht ishte shkak për Luftën e Dytë Botërore. Kështu mendoj se manifestoja parashtroi disa pika vërtet të rëndësishme për një Europë paqësore”, thotë ajo.

Një fakt pak i njohur është se manifestoja nuk ishte revolucionare sa duhet për Leninin dhe Trockin që dëshironin në të referenca për zëvendësimin e luftës mes kombeve me luftën e klasave.

Kolegët e tyre socialistë dhe socialdemokratë në Zimmerwald i hodhën poshtë më votë propozimet e tyre, mirëpo Lenini vijoi të kishte shpresa se Zvicra mund të rezultonte një tokë pjellore për nisjen e revolucionit.

”Një herë ai deklaroi se Zvicra mund të kishte qenë vendi më revolucionar nga të gjithë, pasi pothuajse të gjithë kishin nga një armë në shtëpi”, thotë Julia Richers. “Por, në fund, shton ajo, ai tha se shoqëria ishte shumë borgjeze dhe kështu hoqi dorë nga zviceranët”.

Vjen njohja

Por, aty në Zimmerwald, ajo konferencë historike dhe pjesëmarrësit e famshëm të saj, kanë marrë më së fundi një njohje modeste. Në vendin ku ishte hoteli ku Lenini qëndroi dikur, (hoteli u shemb në vitin 1960 për të ndërtuar një stacion autobuzësh) janë vendosur dy shenja të vogla. Ato janë bërë me dru e karton e do të zgjasin deri sa të nisë tamam dimri, por gjithsesi këto shenja përkujtojnë ngjarjet e vitit 1915.

LENIN 6

E më në fund, pas shumë debateve, fshati mbajti edhe një përkujtimore me fjalime të historianëve dhe politikanëve. Ceremonia u zhvillua në një kishë lokale, e kryebashkiaku thotë me një buzëqeshje të thartuar se “ishte plot për të bërë ndryshimin”.

Dhe Lenini? Ai vijoi të jetonte në Bernë, ku shkroi disa nga traktatet më të rëndësishme politike. Në vitin 1916, ai u zhvendos në Zyrih dhe në fillim të vitit 1917 mori linjën e famshme të trenave nga Zyrihu në Shën Petërsburg që shënon edhe nisjen e rezolucionit.

Pjesa tjetër, si i thonë fjalës, është histori…

 Përgatiti: Juli Prifti- /tesheshi.com/

Related Posts

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë
Kosova

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Depresioni, sëmundja e errët që rrezikon çdokënd

Depresioni, sëmundja e errët që rrezikon çdokënd

Enveri nuk ka qenë aq ateist: më 29 nëntor të 44-ës, do falenderonte Zotin për çlirimin e vendit

Enveri nuk ka qenë aq ateist: më 29 nëntor të 44-ës, do falenderonte Zotin për çlirimin e vendit

Serbët sulmojnë me granatë dhe plagosin një shqiptar në veri të Mitrovicës

Serbët sulmojnë me granatë dhe plagosin një shqiptar në veri të Mitrovicës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni