Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lidhjet e (jo)rastësishme të gjakut në diplomacinë kosovare

by te Sheshi
24/07/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Lidhjet e (jo)rastësishme të gjakut në diplomacinë kosovare

Nga Bashkim Kastrati

Shërbimet diplomatike të Kosovës janë kritikuar vazhdimisht se janë joefikase dhe se në misione diplomatike janë zgjedhur persona që kanë lidhje me partitë politike dhe familjarë të politikanëve që janë në pushtet.

Është raportuar edhe për skandale të ndryshme të këtyre zyrtarëve, kujtojmë rastin e diplomantit Urtak Hamiti, që ka “rastis” të jetë djali i deputetit dhe njërit nga njerëzit kryesor në të LDK-së Sabri Hamitit. Ai ishte arrestuar rrugëve të Zagrebit në gjendje të dehur, pasi që me veturën e tij ka bërë dëmtime të pronës publike dhe ka rrezikuar qytetarët.

Ka pasur edhe raste të tjera të konflikteve brenda ambasadave, siç është rasti me ambasadën e Kosovës në Gjermani, ku motra e deputetes së PDK-së Ganimete Musliu, që ka qenë sekretare e parë e ambasadës së Kosovës në Berlin, Fatmire Musliu ka “rastis” të jetë në shërbim diplomatik dhe ka pasur konflikt me ambasadorin Vilson Mirdita, përkatësisht është raportuar se e ka sulmuar edhe fizikisht ambasadorin në fjalë.

Rast tjetër është edhe avancimi i Leonita Harxhit, që edhe kjo ka “rastis” të jetë motra e bashkëshortes së ish-ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çekut. Ajo pas tri vitesh asistente në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, është avancuar në pozitën e zëvendëskonsull. Agim Çeku, pasi pati kaluar në PDK nuk e ka “harruar” edhe motrën Ifetën, ajo është sekretare e dytë në ambasadën e Kosovës në Tiranë. Në këtë ambasadë është rehatuar si këshilltar edhe ish-deputeti i AKR-së së Pacollit, Esat Brajshori.

Ndërsa Bubulina Krasniqi, motra e Ministrit Memli Krasniqi, është rehatuar konsulle në ambasadën e Kosovës në Bullgari.

Këto janë vetëm disa nga rastet e punësimeve të familjarëve në misione diplomatike, pasi që numri i tyre konsiderohet të jetë shumë më i madh.

Por pozitat më të larta si të ambasadorëve u janë dedikuar bashkëpartiakëve. Pothuajse të gjithë ambasadorët kanë marrë së pari “bekimin” e partive në pushtet për poste të tilla. Ata janë ndarë nga dy partitë (LDK dhe PDK) që kanë qenë në pushtet kur kanë filluar misionet diplomatike.

Ndërsa në një hulumtim të Preportr, janë evidentuar tetë ambasadorë me lidhje zyrtare me partitë politike. Pesë nga ta vijnë nga PDK, një nga LDK, një nga AKR një nga ish-partia ORA. Disa nga ta tashmë nuk janë në këto pozita. Sipas këtij hulumtimi, të dërguar nga partitë politike janë edhe 3 konsuj dhe 1 zv.konsull, prej të cilëve, 3 janë të PDK-së ndërsa 1 i Partisë së Drejtësisë.

Përfaqësuesit diplomatik dështuan ta përfaqësojnë Kosovën

Faik Krasniqi, politolog dhe publicist, ka thënë për tesheshi.com se përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës jo vetëm dështuan që  t’ia përmirësojnë imazhin vendit në arenën ndërkombëtare, mirëpo disa diplomatë me veprimet e tyre e rrënuan edhe më shumë një imazh të tillë. Ai thotë se vetëm po t’i kujtojmë skandalet që krijuan këta diplomatë nëpër vende të ndryshme të botë, mjafton të shihet se çfarë njerëz jokredibil janë dërguar në këto shtatë vite pavarësi nga PDK-ja, prej vitit 2007.

“Përveç se prodhuan me dhjetëra skandale dhe ia prishën imazhin Kosovës në botë, këta diplomatë për shtatë vite pavarësi, nuk ishin në gjendje ta sjellin një investitor të jashtëm, për të investuar në Kosovë. Në vend se në ambasada dhe konsullata të dërgohen atashe ekonomik (njohës të çështjeve ekonomike), për të cilët Kosova ka nevojë, pasi kemi probleme të mëdha ekonomike dhe na duhen investime të jashtme, ato u mbushën me familjarë dhe militantë të tyre, e shumica prej tyre pa qenë njohës të asnjë fushe”, thotë Krasniqi.

Sipas tij, gjatë këtyre dy mandateve të udhëhequra nga PDK-ja, misionet diplomatike të Kosovës u shndërruan në “çerdhe” për punësimin e familjarëve, grave, burrave, motrave, vëllezërve, dajëve, tezeve, hallave, axhallarëve, kushërinjve, balldëskave, asistent/e -ve, sekretareshave dhe militantëve partiakë, duke e anashkaluar kështu dërgimin e personave më kompetentë në Ambasada!

“Ambasadat dhe konsullatat e Kosovës nëpër botë, u bën ”strehë” e lloj-lloj injoranti dhe analfabeti! Madje shumë prej diplomatëve kosovarë u dërguan në vendet e ndryshme të BE-së pa qenë në gjendje të komunikojnë në gjuhën angleze. Derisa nuk dërgohen njerëzit kredibil për ta përfaqësuar Kosovën, në arenën ndërkombëtare, s’do kemi kurrë përfaqësim dinjitoz dhe asgjë të mirë nuk do i sjell shtetit të Kosovës, por vetëm skandale të turpshme!”, u shpreh Krasniqi.

Të emëruarit në shërbime diplomatike nuk i plotësojnë as kriteret minimale

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike ka thënë për tesheshi.com se të gjitha qeveritë pas pavarësisë e kanë shndërruar shërbimin e jashtëm në një çerdhe partiake.  Si pas tij, shumë prej të emëruarve në shërbimin e jashtëm, për ketë arsye, nuk i plotësojnë as kriteret minimale të integritetit dhe të profesionalizmit dhe kjo bën që ambasadat e Kosovës të mos mund të përfaqësojnë vendin tonë denjësisht.

“Një gjë të tillë e dëshmon edhe performanca shumë e ulët e shërbimit diplomatik, sidomos sa i takon diplomacisë ekonomike/tregtare por edhe diplomacisë publike. Me ketë kredibilitet të humbur, shërbimi diplomatik i Kosovës vështirë se mund të ngritët në nivelin e kërkuar të detyrës pa pas kaluar nëpër një reforme rrënjësore”, thotë Korenica.

Ndërkaq, analisti Blerim Burjani ka thënë për tesheshi.com se Ministria e Jashtme është karakterizuar me plot dështime dhe deri më tash nuk ka ofruar asgjë që do të kishte ndihmuar shtetin. Sipas tij, çështja e fusnotës, paaftësia për të ballafaquar me Serbinë me dialogun solli këtë fusnotë, askund kjo diplomaci nuk e bind se Kosova s’ka nevojë për fusnotë dhe alternativa tjera që zbehin shtetësinë e Kosovës.

“Dështimi i diplomacisë ekonomike asgjë në ketë drejtim, asnjë lobim për të sjellë në Kosovë investitorë të huaj, askënd nuk arritën ta bindin pse duhet investuar në Kosove? Diplomacia e Kosovës përbehet nga militantë partiak, që i ka shpërblye partia e vet si përkthyes të Hashim Thaçit në Britani, familjar  të Agim Çekut,  e shumë  njerëz partiak të të gjitha partive politike, ky shërbim kërkon reformim të plotë kadrovik dhe dërgim të njerëzve të karrierës e jo njerëz e kategori sociale për të zgjidhe probleme familjare”, u shpreh  Bujrani. /tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Next Post
Hoffman jep lajmin e keq për të larguarit në Gjermani: Pas 4 javësh do të kthehen të gjithë

Hoffman jep lajmin e keq për të larguarit në Gjermani: Pas 4 javësh do të kthehen të gjithë

Grekët e Turqisë rikthehen në atdhe si pasojë e krizës helene

Grekët e Turqisë rikthehen në atdhe si pasojë e krizës helene

Ja çfarë mund të bëni me një bustinë, pasi të keni shijuar çajin

Ja çfarë mund të bëni me një bustinë, pasi të keni shijuar çajin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni