Çaji kamomilit është një pije e cila ndihmon në përmirësimin e nivelit të sheqerit në gjak te njerëzit që vuajnë nga diabeti, thuhet në studimin e fundit. Studiuesit, njerëzve që po vuanin nga diabeti, u kishin dhënë tri gota çaj kamomil ose ujë për të pirë tri herë në ditë, pas shujtave për dy muaj rresht.
Pjesëmarrësit në studim rregullisht kishin bërë teste të gjakut dhe rezultatet ishin publikuar në revistën shkencore “Nutrition”, të cilat kanë treguar pas tetë javësh, se konsumim i rregullt i çajit të kamomilit kishte nivel më të ulët të sheqerit në gjak, si dhe nivele të larta të antioksiduesve, në krahasim me ata që kishin konsumuar vetëm ujë.
Studiuesit, që ishin nga Universiteti Mjekësor në Tabriz, Iran, sugjerojnë se antioksiduesi kuercetinë ka një ndikim në enzimat që luajnë rol kyç në zhvillimin e diabetit.
Çaji nga kamomili po ashtu e hidraton trupin nga brenda, duke shkaktuar pastrimin e helmeve nga organizmi i njeriut, duke ndikuar në nivelin normal të sheqerit në gjak, duke reduktuar njëkohësisht edhe rrezikun nga sulmet në zemër dhe rrezikun nga kolesteroli i keq në gjak./tesheshi.com/