Këngëtari legjendar i Pink Floyd, Roger Waters ka ftuar të gjithë pjesëmarrësit e Eurosongut të këtij viti që mbahet në Izrael për të bojkotuar këtë konkurs në shenjë proteste për vrasjen e civilëve të pafajshëm palestinezë.
Waters u bëri thirrje garuesve të refuzojnë të marrin pjesë në Eurosong këtë vit për të shprehur pakënaqësinë e tyre me politikën izraelite, e cila, sipas tij, është fajtore ër krimet e neveritshme dhe persekutimin e palestinezëve në tokat e tyre stërgjyshore.
Waters vlerësoi deklaratën e përfaqësuesit irlandez në Eurosong, Conan Osiris, i cili tha se nuk ishte i sigurt nëse do të udhëtonte në Izrael për të përfaqësuar vendin e tij.
“Ai duhet ë tregojë solidaritet me 189 demonstrues të paarmatosur që u vranë nga snajperë izraelitë vetëm vitin e kaluar, duke përfshirë 35 fëmijë”, tha Waters. /tesheshi.com/