Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

    “Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

    Stoltenberg: Pse dërguam 700 trupa shtesë në Kosovë

    Stoltenberg: Pse dërguam 700 trupa shtesë në Kosovë

    CNN: Dokumenti sekret që posedonte Tramp

    CNN: Dokumenti sekret që posedonte Tramp

    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

LIBRA/ Nga Agim Baçi: Gjithnjë është një Itakë që duhet kërkuar (Shënime për romanin “Mosdija”, Milan Kundera)

Nga te Sheshi
19/04/2015
në Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
LIBRA/ Nga Agim Baçi: Gjithnjë është një Itakë që duhet kërkuar (Shënime për romanin “Mosdija”, Milan Kundera)
83
SHPËRNDARJE

Jemi të gjithë nga pak Odise dhe kemi nevojë për një “Itakë dashurie”. Milan Kundera ka mundur të ndërtojë një përmendore përmes fjalësh, ku dallohet qartësisht Odiseu që kërkon të mbërrijë në Itakë ku e pret Penelopa dhe gjithçka që ka dashur. Por rruga drejt asaj që mendojmë, se është jona, se na takon, nuk kalon përmes limaneve të qeta, por përmes dallgësh dhe ka gjithnjë çmimin e vet.

Ky autor i rrokullimave të vogla që sjellin gjëma të mëdha, ka mundur të përcjellë piëkpytjet e ndjesive për të gjithë ata që në kthimin diku, nuk janë gati të përballen me harresën, me dhimbjen që vjen nga ndryshimi, nga ajo që nuk përputhet me atë që kanë mbajtur në mendje. Ndodh pothuajse ashtu, teksa flasim në përditshmëritë tona, me njërëz që kanë kohë që kanë emigruar apo edhe migruar, e flasin për vendet e fëmijërisë apo rinisë së tyre me një gjuhë që jo vetëm që nuk i përket, por as që nuk do të mund ta kuptojnë as vetë kur do t’u duhet të shkojnë.

E vetmja që mundet t’i shpëtojë dhimbjes së harresës mbetet dashuria – e vetmja ndjesi që krijon kohën e vet. Irena dhe Jozefi, dy personazhet kryesorë të Milan Kunderës në librin “Mosdija”, janë dy çekë të larguar nga Çekia në kohën kur ende ishin komunistët në pushtet, dhe kthehen në atdhe pasi kishin ndërtuar jetët e tyre për 20 vjet në Francë e Danimarkë. Takohen rastësisht në aeroport në Paris gjatë kthimit në Pragë, duke ndezuar motorrin e së shkuarës, pa ditur se ajo që mbetej “si dikur” ishte vetëm dashuria. Madje, pa e ditur kurrë se ajo qëndron aty, e fshehur brenda nesh, gjithnjë gati të marrë shtat, nëse do t’i hedhim “sytë” drejt saj.

“Në të njëzet vjetët që Odiseu mungonte, itakasit mbanin mend shumë gjëra të tij, por nuk kishte nostalgji për të. Ndërsa Odiseu vuante nga nostalgjia por nuk kujtonte asgjë.

Këtë kontradiktë të çuditshme do ta kuptojmë po të mendojmë se kujtesa, që të mund të veprojë, ka nevojë për ushtrim të vazhdueshëm: kujtimet humbasin po të mos i thërrasim përsëri e përsëri nëpër bisedat me miqtë. Ikanakët që formojnë koloni bashkëatdhetarësh, përsërisin midis tyre deri në neveri të njëjtat histori, dhe kështu ato nuk harrohen kurrë. Të gjithë të tjerët që nuk bëjnë shoqëri me bashkëkombas, sikundër Irena ose Odiseu, preken pashmangshmërisht nga amnesia. Sa më e madhe është nostalgjia e tyre, kaq më shumë zbrazet nga kujtimet. Sa më shumë alarmohej Odiseu, aq më shumë harronte. Sepse nostalgjia nuk e forcon veprimtarinë e kujtesës, nuk zgjon kujtime, por mjaftohet tek vetja, tek mallëngjimi, ashtu siç është tërësisht e thithur nga dhimbja e saj”. (“Mosdija”, Milan Kundera) 

Një roman që ngre një pyetje të rëndësishme përpara gjithkujt që ka lëvizur nga vendlindja, që ka shtegtuar dhe ka ndërtuar një jetë tjetër dikur larg oazit ku ka hedhur hapin e parë, kur gërmëzoi fjalën e parë, kur njohu miqtë e parë dhe ku rroku ndjesitë për botën dhe dashurinë: mund të jetojmë me kujtime apo duhet të përpiqemi të bëjmë jetën sipas asaj që na ka ndodhur në jetë?

Jozefi kupton se Itaka e tij është vetëm në mendjen e tij dhe se ai mund të kuptonte vetveten duke besuar atë që i kish ndodhur 20 vjet larg vendlindjes. E kupton këtë kur gjendet përballë ditarit të tij, kur e hap dhe shkruan një fjali. Dhe në një çast thtotë me vete: “Çudi, është i njëjti shkrim, por nuk jam i njëjti njeri”! Sepse ne jemi të njëjtët, por nëse kemi kuptuar se e shkuara dhe e tashmja kanë të njëjtën rëndësi për ne. Përndryshe, nëse të shkuarën e ngarkojmë gabimisht mbi të tashmen, apo edhe e kundërta, thjesht do të thotë që ëndërrojmë mbi shtratin e gënjeshtrës.

Paralelizimi me udhëtimin e Odiseut drejt Itakës së tij nuk është një rikthim tek një vend, por një thirrje për të udhëtuar drejt asaj që duam, asaj që na bën të jemi dikush përpara vetes sonë. Ne të gjithë e kemi një Itakë për të kërkuar. Thjesht duhet ta dimë se cila është. Mund të jetë aty, brenda mureve tona, me miqtë, me atë që dëshirojmë të arrijmë. Eshtë një dashuri e përhershme. Duhet ta shohim brenda nesh, e jo duke besuar se është atje ku ne nuk ishim, ku nuk mundëm të shkonim, kur na larguan. Eshtë ajo që duam. Ne vetëm duhet të dimë ta duam Itakën tonë pa u frikësuar nga asnjë “shtrëngatë” në udhëtimin drejt saj, jo duke u mbështetur në nostalgji, por në dashuri.

“Kur të rritet, në këto ngjashmëri do të gjejë njëtrajtshmërinë vajtuese të njerëzve (që për ta puthur ndalojnë në të njëjtën pikë, kanë po ato shije në veshje, i bëjnë një gruaje komplimenta me të njëjtën shprehje metaforike) dhe monotoninë lodhëse të ngjarjeve (që janë thjesht një përsëritje e pambarimtë e së njëjtës ndodhi); por në adoloshencën e saj, rastësitë i merr si çudi, krejt e padurueshme për të deshifruar kuptimin e tyre. Fakti se i dashuri i sotëm i ngjan çuditërisht të dashurit të dikurshëm, e bën të dashurin e parë akoma më të veçantë, akoma më tip, dhe ajo beson se, në një mënyrë të pakuptueshme, ai është paracaktuar për të”. (“Mosdija”, Milan Kundera) /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Basha: PD sot, më keq së dje!
Politikë

Basha: PD sot, më keq së dje!

29/05/2023
Auto-Skicë
Kronikë

SPAK: Dubai, fole e krimit shqiptar

26/05/2023
Dokumenti i brendshëm i BE-së: Të përgatitemi për një krizë…!
Politikë

Dokumenti i brendshëm i BE-së: Të përgatitemi për një krizë…!

15/05/2023
Lajme të tjera
E djeshmja dhe sotmja e antenave të “shqipes marksiste – leniniste”  – “oxhaqet” e Radio-Tiranës që ngrihen gjer në qiell

E djeshmja dhe sotmja e antenave të “shqipes marksiste – leniniste” - “oxhaqet” e Radio-Tiranës që ngrihen gjer në qiell

Kaçe e Cikalleshi vijnë me golat e javës

Kaçe e Cikalleshi vijnë me golat e javës

Voltana Ademi, informaticienja që synon t’i prishë “magjinë” Keti Bazhdarit

Voltana Ademi, informaticienja që synon t’i prishë “magjinë” Keti Bazhdarit

TË FUNDIT

Veriu: Rama flet, Vuçiç e të tjerë dëgjojnë

Veriu: Rama flet, Vuçiç e të tjerë dëgjojnë

15 minuta Më parë
“Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

“Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

26 minuta Më parë
Paralajmërim serioz nga Komisioni Evropian: Jo ChatGPT!

Paralajmërim serioz nga Komisioni Evropian: Jo ChatGPT!

2 orë Më parë
Incidenti: Jose Mourinho priti arbitrin në parking dhe…

Incidenti: Jose Mourinho priti arbitrin në parking dhe…

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Ujë me pi, nga Gjirokastra në Itali

Ujë me pi, nga Gjirokastra në Itali

01/06/2023
“Zbulohet” fytyra e një faraoni: i adhuruar kulturalisht, pse i urryer fetarisht

“Zbulohet” fytyra e një faraoni: i adhuruar kulturalisht, pse i urryer fetarisht

01/06/2023
Von der Leyen: Lufta e Putinit, në Ballkanin Perëndimor

Von der Leyen: Lufta e Putinit, në Ballkanin Perëndimor

31/05/2023
Kurti në Bratislavë: Ku dalloj nga parardhësit e mij

Kurti në Bratislavë: Ku dalloj nga parardhësit e mij

31/05/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist