Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Irani nis testimin e raketës Zuljanah

    Irani nis testimin e raketës Zuljanah

    Vartësja sfidon ish-shefin: Të ftoj në debat…!

    Vartësja sfidon ish-shefin: Të ftoj në debat…!

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

E djeshmja dhe sotmja e antenave të “shqipes marksiste – leniniste” – “oxhaqet” e Radio-Tiranës që ngrihen gjer në qiell

Nga te Sheshi
19/04/2015
në Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 6 mins read
A A
E djeshmja dhe sotmja e antenave të “shqipes marksiste – leniniste”  – “oxhaqet” e Radio-Tiranës që ngrihen gjer në qiell
13
SHPËRNDARJE

Nga Mark Brunga

altAlaAngqBmluz7k1ezdwYc9PDf-DEGyQJRG_iEmYFvVXq

Kur udhëton në linjat Durrës – Tiranë, dhe anasjelltas, në dy rrugët, në afërsi të territorit të Sukthit e Shijakut vihen re disa antena të larta me kavo të fuqishme që i mbajnë të fiksuara. Dikur ato grishnin të madh e të vogël me madhështinë e tyre, që gati – gati përfaqsoheni një tjetër variant të oxhaqeve gjer në qiell. Dhe ata që kishin ndopak njohuri se ç`funksion kryenin ato gjëra që ngjanin dhe të frikshme nganjëherë, e shpjegonin me krenari të ligjshme “pse-në, që thënë shkurt ishte: Për të përhapur valët e Radio Tiranës kudo në botë, gjer në Kinë madje (nënkupto: zërin e partisë, zërin e masave, zërin e proletariatit tonë punonjës, zërin e socializmit ngadhnjimtar).

Sipërfaqja ku shtrihen ato është mjaft e madhe, ndërsa antenat ngrihen në një lartësi mbi 70 metra.  Kompleksi i antenave është  njihet si Radiostacioni i Fllakës. Duke marrë emrin e vendit se ku është ngritur. Falë atyre,  emisionet radiofonike shumëgjuhëshe  “Ju flet Tirana” arrinin deri në kinë e në Kilin e largët të kontinentit Amerikano Jugor. Pas prishjes me shtetin kinez, megjithëse objekti  i rëndësisë së veçantë ishte ndërtuar me kontributin e këtij shteti, filluan  emtimet e emisioneve radiofonike në RTSH edhe në gjuhen kineze, për të “sqaruar” popullin kinez  mbi “tradhëtinë revizioniste të udhëheqjes komuniste të PK Kineze”.

Spikerat kinezfolës ishin nga armata e studentëve shqiptare që kishin studiuar në R. P.të Kinës.

Antenat Rrethi

Disa kilometra më në thellësi  ndodhet edhe Radiostacion i Rrethit.  Janë plotësim i njëri tjetrit. Dikur as që mund të imagjinoje që të hynte ndonjë civil në brendësi të tyre, pasi ruheshin me reparte ushtarake që vareshin direkt nga Ministria e Brendëshme. Trupat ushtarake kishin uniforma me çizme të njëjta si trupat e Kufirit Shtetëror, si dhe normë ushqimi më cilësore se të reparteve ushtarake të  trupave të zakonshme të Këmbësorisë ose Artilerisë.

Tashmë duket çudi se si ndërtimet informale kanë pushtuar një pjesë të territorit të Fllakës. Por për fat,  mjediset e Radiostacionit kanë mbetur të paprekura, madje dhe nga vala e furishme e skrapmbledhjes dhe e skrapshitjes, e njohur si skrapvjedhje e çdo gjëje të metaltë, përfshirë dhe telat për nderjen e rrobave nëpër ballkone e dritare.  Vende – vende është i pushtuar dhe nga ferrat. Dikur në keto mjedise kane pasur dhe shume lepuj, e që me humor gjuheshin “kontrabandë” nga oficerët e shërbimit.

Pak histori…

altAh_iT52tUxjeI83ziy6Cxvwdpdsl166GRHTngINCWRQ1

Për të sqaruar historikun e tyre, iu drejtuam  piktorit shijakas Agim Faja. Pasi ai njihet si përmbledhes i historikut të Shijakut. Agimi duke iu referuar shënimeve të hedhura në vite sqaron se për herë të parë është ngritur Radiostacioni i Rrethit në Shijak, afër kryqëzimit të rrugës Shijak – Ndroq, nga rruga e vjetër Plepa – Tiranë. Për ngritjen e  tijë  u përzgjodh vendi ku më parë kishte qënë një fushë aviacioni ushtarak italian. Ky radiostacion u realizua nga inxhinierë sovjetike, fillimisht në vitet 1958-1959. Dhe pas prishjes së madhe me rusët, në vitin 1961 erdhën inxhiniere kinezë të cilët përfunduan  disa punime që lidheshin me rritjes e kapaciteteve të Radiostacionit me aparatura të reja më moderne. Ky Radiostacion funksiononte me linja kabllore. Pas disa viteve, kur  lindi nevoja për të rritur nivelin e propogandës komuniste të asaj periudhe, u projektua e u ndërtua një Radiostacion tjetër me kapacitet shumë më të madh, ai i Fllakës,  i cili funksononte me rele. Si specialistë nga Shijaku kanë punuar Lulzim Berhami, Enver Muça, etj. Qendra e transmetimeve të emisioneve ishte në  Gllavë. Gjatë ndërtimit të Radiostacionit ka rënë dhe kanë humbur jetën edhe një specialist kinez  kur po realizohej montimi i njerës  prej  antenave.

“Gjuhët e gjata” të Radiostacioneve

Sipas historikut të Radios Shqiptare, deri në vitin 1961, pas prishjes së marrëdhënieve më Bashkimin Sovjetik, nëpërmjet këtyre antenave, ishin  transmetuar emisione vetëm në gjashtë gjuhë të huaja: greqisht, serbokroatisht, italisht, frëngjisht, anglisht dhe arabisht, e pas këtij viti nisën të transmetohen emisione edhe në rusisht, bullgarisht, gjermanisht e më pas në çekisht, hungarisht, polonisht, portugalisht, spanjisht.

Në vitet e mëvonëshme u emetuan edhe në gjuhë të tjera, si indonezisht, turqisht, suedisht, persisht, kinezçe, madje edhe suedisht.

Si mbrohej nga ushtria “shqipja marksiste – leniniste”

Përveç trupave ushtarake të brendshme, e gjithë zona përrreth 2 Radiostacioneve ishte tërësisht e militarizuar. Harqet e kodrave te ulëta rreth e qark tyre ishin të tejmbushura  me armë të rënda artilerie. Mes tyre kishte të instaluara edhe armë katjushka në Shilore të Shijakut,  si dhe një sasi raketash me rreze të mesme SAM 2 në Maminas.

Mara ushtari i Katjushkave

Ja cfarë kujton nga ato vite ish-ushtari nga Vlora në këto reparte Qatip Mara: “Afër muzgut të mbrëmjes së 14 dhjetorit 1968, autokolona me makina u nis drejt Tiranës. Pas 6 ditë qëndrimi në repartin e Kamzës, na nisën në repartin Shilore të Shijakut. Na sqaruan situatën luftarake, duhej të mbronim  Radiostacionin e Shijakut nga një sulm i mundshëm i  agresorëve rusë apo amerikanë. Aty na lajmëruan se do të shërbenim në  grupin e katjushkave, makina luftarake 130 mm.e cila ishte përdorur nga ushtria sovjetike kundër ushtrisë naziste hitleriane. Na porositën të shërbenim me përkushtim, sepse ishim zgjedhur nga familje të besuara nga komanda ushtarake. Mbritëm shumë shpejt në Shilore të Shijakut. Kapanonet e gjata ishin  si stalla kuajsh, dritaret ishin mbuluar me plasmase dhe ishin shumë të ftohta. Na detyruan të  mbushnim dyshekët me kashtë dhe të rregullonim  mjedisin e brendshëm të këtij reparti mes lagështisë dhe baltës në gropën me emrin Shilore, e cila ishte e rrethuar nga  perëndimi, jugu dhe lindja nga kodrat e Shijakut  dhe Karpenit. Vetëm nga veriu kishte  hapësirë fushore ku të përlante era e ftohtë që të thante fytyrën.

Katyusha_launcher_rear

Më tej Mara kujton stërvitjen për t`u prefeksionuar ne armët që dispononin. Ai shkruan: “Katjushkat ishin makina luftarake 130 mm, të cilat nuk ishin përdorur pas Luftës së Dytë Botërore. Ato ishin dhuruar nga Stalini për ushtrinë shqiptare dhe ishin mbajtur në garnizone ushtarake deri në vitin 1968. Makina mbi shpinën e së cilës ishte montuar arma e Katjushkës, ishte marka amerikane Xhejms me dy ridoto dhe shumë goma, e cila ecte nëpër çdo terren  tokësor. Në kabinën e makinës  përball vendqëndrimit të komandantit të katjushës  ishte i montuar një volant sferik me 16 numra, i cili kishte një dorezë që komandanti Katjushës e rrotullonte dhe brenda një sekonde  niseshin 16 predha drejt objektivit goditës. Predhat vendoseshin mbi shpinën e makinës në tetë shina të gjata hekuri, në çdo shinë  futeshin dy predha luftarake, një nga sipër shinës dhe tjetra poshtë shinës. Në shinë bëhej kontakti elektrik nga volanti tek  kabina nga komandanti i katjushkës. Predhat ishin të gjata  pothuaj sa gjatësia e një  ushtari  trup mesatar”.  Është fjala për armën legjende të luftës së II-të botërore, në mbrojtje të “shqipes komuniste” që tejshkonte anekënd botës.

Sot

RS Rrethit

Pas rreth 40 viteve në përdorim aktiv të ketyre radiostacioneve, duket edhe me sy te lirë se ato janë tashmë në moshën e pleqërise. Njerëzit e shumtë që viheshin re dikur,  teknikë, specialistë,  mirëmbajtës dhe inxhinierë  elektronikë  të radiondërlidhjes,   tashmë nuk shihen më. Ndryshe nga kohët e kaluara kur ruhej nën masa të forta sigurie nga batalioni i sigurimit të Ministris së Punëve të Brëndëshme, tashmë ato ruhen me roje kompanie të policive private.

RS Rrethit

Radiostacionet punojnë pjesërisht. Ndërsa një pjesë tjetër, kryesisht me e shumta e impianteve transmetuese, tashmë janë në konservim.  Miku im i vjetër , gazetari i Radio Tiranës, Demir Gjergji,  thotë se janë disa emisione për bashkëatdhetarët të Radio Tiranës që transmetohen nepërmjet Fllakës. Gjithashtu ky Radiostacion është marrë në përdorim me kontratë disavjeçare nga një radiokompani kineze që jep lajme për shtete të ndryshme për llogari të Radios Kineze. E ardhmja e këtyre Radiostacioneve  mbetet ende nën mjegullnajën e vendimeve të ardhshme qeveritare: se cili do të jetë fati përfundimtar i “azilit teknologjik” të tyre, ndryshim destinacioni apo muze. Sot për sot asnjë nuk është i aftë të japë një parashikim ekzakt. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?
Politikë

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

27/06/2022
E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?
Ekonomi

E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

27/06/2022
Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!
Ballkani

Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

27/06/2022
Lajme të tjera
Kaçe e Cikalleshi vijnë me golat e javës

Kaçe e Cikalleshi vijnë me golat e javës

Voltana Ademi, informaticienja që synon t’i prishë “magjinë” Keti Bazhdarit

Voltana Ademi, informaticienja që synon t’i prishë “magjinë” Keti Bazhdarit

I dashuruar pas antikave, Ebu Omeri nuk pranon t’i braktisë ato prej luftës

I dashuruar pas antikave, Ebu Omeri nuk pranon t’i braktisë ato prej luftës

TË FUNDIT

Selanik: një vetëflijim tragjik ndryshe

Selanik: një vetëflijim tragjik ndryshe

6 orë Më parë
Njeriu i mazhorancës: 65 mijë lopë më pak nga 2018-ta!

Njeriu i mazhorancës: 65 mijë lopë më pak nga 2018-ta!

7 orë Më parë
Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

8 orë Më parë
Mizoria ruse: po me qendrën tregtare ç’patën xhanëm?!

Mizoria ruse: po me qendrën tregtare ç’patën xhanëm?!

8 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

27/06/2022
E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

27/06/2022
Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

27/06/2022
Kazakistani, si një objektiv i ri i mundshëm i agresionit rus

Kazakistani, si një objektiv i ri i mundshëm i agresionit rus

26/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist