Shumë persona mendojnë se disa eiketa që vendosen në fruta po perime të ndryshme janë sa për të prishur punë, por në të vërtetë, ato nuk duhen vetëm për të përcaktuar çmimin e frutit apo të perimes tek kasa fiskale, në mënyrë që të mos lejohet korrupsioni.
Në atë ngjitëse, krahas kodit dhe çmimit, jepet informacion edhe për mënyrën se si produkti është rritur. Duke lexuar atë kod mund të identifikoni nëse fruti është i modifikuar gjenetikisht, i rritur në mënyrë organike apo i prodhuar me fertilizues kimike, baktere etj.
- Nëse janë vetëm 4 numra tek pjesa e kodit, kjo do të thotë se produkti është rritur në mënyrë tradicionale, pa përdorimin e pesticideve. 4 numrat e fundit përcaktojnë llojin e frutit apo të perimes. Për shembull, të gjitha bananet kanë kodin 4011.
- Nëse kodi është me 5 shifra dhe numri nis me ‘9’, kjo do të thotë se produkti është organik dhe jo OMGJ. Për shembull, një banane organike mund të ketë kodin 94011.
- Nëse kodi ka 5 shifra dhe nis me ‘8’ kjo do të thotë se është gjenetikisht i modifikuar. Një banane e modifikuar gjenetikisht mund të ketë kodin 84011./tesheshi.com/