Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

    Një forcë ajrore po lind në veri të Evropës

    Një forcë ajrore po lind në veri të Evropës

    Pamje: si shpërtheu një fabrikë çokollatash në SHBA

    Pamje: si shpërtheu një fabrikë çokollatash në SHBA

    “Ohri”, Ish-vetëvendosësit sulmojnë Albin Kurtin

    “Ohri”, Ish-vetëvendosësit sulmojnë Albin Kurtin

    Le Figaro: A e ka tejkaluar ushtria kineze atë ruse?

    Le Figaro: A e ka tejkaluar ushtria kineze atë ruse?

    Gjyqtarja e parë e mbuluar në Gjykatën Supreme amerikane

    Gjyqtarja e parë e mbuluar në Gjykatën Supreme amerikane

    Të falenderosh NATO-n nga Beogradi për bombardimin e Serbisë

    Të falenderosh NATO-n nga Beogradi për bombardimin e Serbisë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

“LEXO!”/ Personazhet e Kongolit, ose njeriu pa formë

Nga te Sheshi
18/10/2015
në Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
“LEXO!”/  Personazhet e Kongolit, ose njeriu pa formë
32
SHPËRNDARJE

Nga Agim Baçi

A duhet t’i themi apo mund të jetojmë me hijet e fshehura të së shkuarës? Duket sikur e gjithë galeria e personazheve që Fatos Kongoli ka sjellë në këto 25 vite ka qenë e gjitha në tunelin mes së shkuarës dhe të sotmes. Thesar Lumi te “I humburi”, Krist Tarapi te “Lëkura e qenit”, Blendi Terziu te “Jetë në Kuti shkrepsesh”, Glauku te “Gjemia e mbytur”, Festimi te “Kufoma”, Sabit Kurti te “Njeriu me fat”, e sidomos vetë autori i identifikuar me personazhin kryesor, si një libër autobiografik te “Iluzione në sirtar”, vijnë përmes një përpjekje të njeriut që kërkon të shkëputet nga e shkuara e të jetojë të sotmen. Por çmimi nuk është njëlloj. Nga ferri i diktaturës jo të gjithë kanë mundur të ruajnë kurajën. Jo të gjithë kalojnë nga rrugëtimi i faljes. Labirinthet vijnë e bëhen edhe më të vështira për shkak të heshtjes, sidomos nga ata që kanë lëvizur rrotën e mekanizmit çnjerëzor të torturës, shndërrimit e shpërfytyrimit.

download

Thesar Lumi, te “I humburi” ndoshta nisi një rrugëtim të rëndësishëm për vetë Fatos Kongolin, ku narratori kuptoi shpejt se dhënia e dilemave të njeriut të mbijetuar nën diktaturë dhe përpjekja për të fituar një jetë të re do ta fuste në hullinë e letrares së kërkuar jo vetëm në Shqipëri. Po si? A mundej që shoqëria ta shihte të djeshmin e rrënuar si njeriun që duhej t’i jepte mundësitë e mohuara? Këtu ka një kalvar, që vjen e plotësohet me të pamundurën e të dy palëve.

Por, e veçanta e së shkuarës vjen dhe merr një çmim të rëndë edhe për të sotmen: Kongoli ka arritur të japë penelatat e njeriut pa formë, pa guxim, pa kurajë, që nuk thotë kurrë gjërat kur duhet. Eshtë pikërisht njeriu që vijon të na marrë në qafë, të na godasë çdo ditë. Eshtë njeriu që u edukua nën diktaturë, ashtu siç thotë shkrimtari Milan Kundera: “Ai ishte një sistem ku tregtari s’ishte tregtar; gjyqtari s’ishte gjyqtar; ku hoxha s’ishte hoxhë e prifti nuk ishte prift- Por ishin gjithë të ushtarë të partisë!”.

E shkuara dhe institkti te Kongoli shpesh vijnë e bëhen një. Njeriu kupton se duhet të gjejë zgjidhje edhe për “lëvizjen nën lëkurë”. Ka një linjë të përhershme të tërheqejes seksuale, me nota të thella erotike. Bledi Terziu te jetë në “Kuti shkrepsesh” është viktimë e pafuqisë së tij për të qenë vetvetja dhe ku një histori seski i shënon të tatëpjetën e jetës. Ai është njeri pa formë, sepse ai është rritur duke vendosur të tjerët për të. Sabit Kurti te “Njeriu me fat”, vijon mëngjeseve bisedat hipotetike me të shoqen e vdekur, ndërkohë që Gentian Engjëlli me pazotësinë e tij të kontrollit seksual, vjen e sjell personazhe që kanë nevojë për t’u debatuar.200px-Lëkura_e_qenit

Sepse sërish, mungesa e guximit, e pamundura për të jetuar përmes kurajës së të vërtetës, vijnë na sjellin galerinë e personazheve që jetojnë mes absurdit dhe ekzistenciales. Për të plotësuar këtë seri dështimesh vjen portreti i Kris Tarapit te “Lëkura e qenit”, një njeri ku instikti e ka mundur edhe përgjegjësinë prindërore. Eshtë një njeri që mendon veçse të kënaqë vetveten, ndërkohë që vetëm me vetveten nuk arrin të takohet. Në këtë sagë personazhesh, ku shpesh gërshetohen historitë e disa brezave njëherësh, Kongoli ka sjellë të pamundurën e harrimit të së shkuarës përmes heshtjes ndaj saj. Zgjidhja është guximi për të pohuar dhe dashuria ndaj njeriut. E ndoshta, i ardhur hije pas hijeje të personazheve, ai vendos të dalë vetë në krye, tek libri “Iluzione në sirtar”. Vendos të pohojë të zezën që sjell jeta pa guxim. Por gjithsesi, me zgjidhjen se për njeriun ka gjithnjë një derë- të rrëfejë vetveten edhe kur ajo duket më e rëndë se një mal. Sepse, ndoshta, zëri i njeriut është gjithnjë një klithmë më e madhe se gjithçka tjetër, nëse nis të rrëfejë dhe të pohojë të vërtetën.

Parë nën këtë këndvështrim, jo vetëm personazhet e përmendur, por edhe dhjetra të tjerë, jo vetëm kryesorë por edhe dytësorë, e bëjnë Kongolin një kontribues së dëshmimit të njeriut që e ka humbur formën e tij, sepse ka humbur guximin e tij, ka humbur marrëdhëniet me të vërtetën,m me besimin. E ardhur edhe me një stil të thjeshtë, ku zakonisht narratori identifikohet në vetë të parë, letërsia e Kongolit na fton në një lexim ku përveç shijeve estetike,  vijnë edhe mjaft pyetje etike. Si do të mundemi të shërohemi nga e shkuara? Vetëm letërsia ka mundur gjithsesi në këto 25 vite të guxojë të japë një recetë, duke na e sjellë njeriun e së shkuarës, me gjithë pamundësitë e tij të sotme, që ne të dimë më së paku rrugëtimin e tij. Jo për ta ndëshkuar, por për ta kuptuar. Sepse letërsia mbetet gjithnjë thirrje e hapur për të kuptuar vetveten dhe të tjerët. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Plumba mbi Top Channel në terr të natës
Kronikë

Plumba mbi Top Channel në terr të natës

27/03/2023
Pse dhe Hipokrati këshillonte agjerimin?
Shëndet & Gatim

Pse dhe Hipokrati këshillonte agjerimin?

26/03/2023
Ky libanez, një jetë mbi biçikletë…
Individualitet

Ky libanez, një jetë mbi biçikletë…

26/03/2023
Lajme të tjera
Wikend i heshtur i legjionarëve: nderon vetëm Armando Sadiku me një gol

Wikend i heshtur i legjionarëve: nderon vetëm Armando Sadiku me një gol

Tifozët e Beshiktashit “hakmerren” ndaj tre gishtave të Toshiqit në ‘Elbasan Arena’: i tundin flamurin shqiptar para hunde

Tifozët e Beshiktashit “hakmerren” ndaj tre gishtave të Toshiqit në ‘Elbasan Arena’: i tundin flamurin shqiptar para hunde

Nga Shpend KURSANI: Vezët, gazi, dhe tharja e kohezionit shoqëror

Nga Shpend KURSANI: Vezët, gazi, dhe tharja e kohezionit shoqëror

TË FUNDIT

Ndeshje me rrezikshmëri të lartë: Serbia viziton Podgoricën

Ndeshje me rrezikshmëri të lartë: Serbia viziton Podgoricën

1 orë Më parë
Google zbuloi se cilët telefona janë në shënjestër të hakerëve

Google zbuloi se cilët telefona janë në shënjestër të hakerëve

1 orë Më parë
Një iftar në Stamford Bridge

Një iftar në Stamford Bridge

2 orë Më parë
Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Plumba mbi Top Channel në terr të natës

Plumba mbi Top Channel në terr të natës

27/03/2023
Pse dhe Hipokrati këshillonte agjerimin?

Pse dhe Hipokrati këshillonte agjerimin?

26/03/2023
Ky libanez, një jetë mbi biçikletë…

Ky libanez, një jetë mbi biçikletë…

26/03/2023
Dikur me qytetërim brilant, ç’ndodh sot me muslimanët në Spanjë?

Dikur me qytetërim brilant, ç’ndodh sot me muslimanët në Spanjë?

26/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist