Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

    Dy “non grata” të reja nga SHBA në politikën serbe

    Dy “non grata” të reja nga SHBA në politikën serbe

    Krerë fetarë, mbështetje BE-së për Ukrainën

    Krerë fetarë, mbështetje BE-së për Ukrainën

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

LEXO!/ nga Agim Baçi: Mëndafsh, për një akuarel dashurie – mbi romanin “Mëndafsh” të Alessandro Baricco-s

Nga te Sheshi
17/05/2015
në Libra, Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
LEXO!/ nga Agim Baçi: Mëndafsh, për një akuarel dashurie – mbi romanin “Mëndafsh” të Alessandro Baricco-s
8
SHPËRNDARJE

Mund ta duam dikë duke dashur edhe dëshirat e tij, duke e kuptuar deri në pafundësi të dashurisë edhe kur nuk jemi ne qendra e botës së tij? Alessandro Baricco e lë “mbi mëndashf” këtë përplasje mendimesh e ndjesish, duke sjellë një version ku dashuria dhe njeriu janë në kërkim të njëri-tjetrit, pavarësisht rrugës, kohës, gjuhës, apo të shkruarit.

Herve Joncour është i martuar Helenën, një vajzë bukuroshe. E ka atë mbi gjithçka, deri kur s’ka parë ende asgjë. Më pas, kur i duhet të jetë shpëtimtari i Lavilledieu-s (Qytetit të Zotit), Herve, bashkë me udhëtimin nëpër botë nis dhe udhëtimin brenda vetes. Baldabiou, nuhatësi i asaj që i duhet qytezës, është motorri që ndez varkën drejt një deti lëvizjesh që janë krenari dhe jetë. Veçse deti është fati që nuk e dimë, i pafund, plot surpriza dhe injorues i idesë se ne i dimë të gjitha llojet e notit të ndjesive.

Por për Hervenë, do të mjaftojë vetëm një shikim i syve të vajzës që Hara Kei  ka në prehërin e tij, që për të të bien e të ngrihen dhjetra pikëpyetje mbi arsyet e jetës në tokë. Ajo kthehet në vetë arsyen të cilën ai nuk ka më frikë ta ndjekë.

“Në dhomë ishte gjithçka e heshtur dhe e palëvizshme, saqë u duk një ngjarje e stërmadhe ajo çka ndodhi papritmas e që gjithsesi s’qe gjë prej gjëje.

Befas,

Pa lëvizur asfare,

Ajo vajza çeli sytë.

Herve Joncour nuk reshti së foluri, por uli pavetëdije vështrimin drejt saj dhe ajo çka pa, pa reshtur së foluri, qe se ato sy nuk kishin trajtë orientale dhe se ishin ngulitur, me një forcë tronditëse tek ai: thua se qysh nga fillimi s’kishin bërë gjë tjetër nga poshtë qepallave”. (“Mëndafshi”, Alessandro Baricco, përkthim i Dritan Çelës)

Duket sikur gjithçka ndalet, e paskëtaj duhet të ndjekim atë kohë që krijohet në sytë dhe zemrën e heorit tonë. Një prozë në kufijtë e poezisë, me kohën e vet të përhershme, ku lëvizjet nuk janë më të matshme nga akrepat e jashtme, por vetëm në rrahje zemre.

“Herve Joncour ndjeu përsëri velin e mëndafshtë të ngrihej e të shkëputej prej tij. Gjëja e fundit qe një dorë që hapte të tijën dhe i linte diçka në pëllëmbë. Priti një kohë të gjatë, në heshtje, pa lëvizur. Mandej dalëngadalë hoqi copën e lagur nga sytë. Pothuajse nuk kishte më dritë në dhomë. Nuk kishte fytyrë të gjallë përreth. U ngrit, mori tunikën që dergjej e palosur në shesh, e hodhi supeve, doli nga dhoma, përshkoi shtëpinë, mbërriti para rrogozit të tij dhe u shtri. Zuri të kqyrte flakën që luhatej, e vockël, në kandil. Dhe, me kujdes, e ndali Kohën, për të gjithë kohën që pati dëshirë”. (“Mëndafshi”, Alessandro Baricco, përkthim i Dritan Çelës)

Ata sy, ajo kohë e ndalur, e bën Herven që të rikërkojë udhëtimet drejt Japonisë. Dhe Helenës tashmë i duhet të jetojë me atë që dashuron i shoqi. Pa i thënë kurrë, me zemrën dhe ndjesinë e një gruaje, që di kur e ka burrin në prehërin e vet dhe kur është “në udhëtim”, Helenë i shtron “mëndafshin e llojit të saj” duke e lënë të notojë në botën që ka prekur. Një provim gati i pamundur, por i rrokshëm. Aq sa Helenë, për të parë sytë në shkëlqim të Hervesë, vendos të flasë më gjuhën e vajzës që tronditi gjithçka te burri që deshi. Shkruan letra në emër të saj, me gërma imagjinate. E kur Madame Blanche i rrëfen Hervesë se letrat që mendonte se i kish marrë nga japonezja nuk ishin veçse letra të shkruara nga gruaja që kish patur në krah, Herve është vonë.

“-A e dini, monsieur, unë besoj se ajo do të kishte dëshiruar, më shumë se çdo gjë tjetër, të ishte ajo grua. Ju s’mund ta kuptoni. Por unë e kam dëgjuar tek lexonte atë letër. Unë e di se është kështu” (“Mëndafshi”, Alessandro Baricco, përkthim i Dritan Çelës)

E teksa vijmë drejt zbulimit të asaj që ai nuk mundi ta kuptonte, mbetet veçse të pyesim duke u lutur të mos jetë retorikë:  Po pse na duhet të shkojmë shumë larg për të kuptuar atë që kemi pranë? A nuk duhet të meditojmë më shumë rreth gjërave që kemi pranë, pa pasur nevojë t’i kuptojmë vetëm nëse i humbim?

Baricco ka mundur ta sjellë “Mëndashfin” si të ishte fillimi dhe fundi i prozës, ku njeriut veçse i duhet të shihet në pasqyrën e mendimeve të tij, e të nisë të shohë më vëmendshëm atë që ka pranë, fare pranë, pa ëndërruar ta gjejë atje ku fle imagjinata. Një akuarel për Dashurinë mbi mëndafshin e dëshirave tona. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Jehona e Holokaustit: si e kërcënon Islamofobia shoqërinë tonë sot
Analizë

Jehona e Holokaustit: si e kërcënon Islamofobia shoqërinë tonë sot

26/01/2023
Dorëheqje e CEO-s së Netflix në “ditë të mira” financiare
Kulturë

Dorëheqje e CEO-s së Netflix në “ditë të mira” financiare

21/01/2023
Spanjë: ish-politikani akuzohet për turpe me të mitur emigrantë
Europa

Spanjë: ish-politikani akuzohet për turpe me të mitur emigrantë

15/01/2023
Lajme të tjera
Nga Enis DRAGIDELLA: Konformizmi i kosovarëve dhe nepotizmi si shkaktarë të “ikjes së trurit”

Nga Enis DRAGIDELLA: Konformizmi i kosovarëve dhe nepotizmi si shkaktarë të "ikjes së trurit"

Halil Matoshi: Pas Shkupit, radhën e ka Prishtina

Halil Matoshi: Pas Shkupit, radhën e ka Prishtina

Barcelona është kampione e La Ligas (VIDEO)

Barcelona është kampione e La Ligas (VIDEO)

TË FUNDIT

Përfundimet e Harvardit: Ja ç’është lumturi për njeriun

Përfundimet e Harvardit: Ja ç’është lumturi për njeriun

35 minuta Më parë
Pas tankeve, ç’kërkon tjetër Zelensky nga Perëndimi?

Pas tankeve, ç’kërkon tjetër Zelensky nga Perëndimi?

48 minuta Më parë
Djegia e Kur’anit: paralajmërime të ndërsjellta Turqi-Perëndim

Djegia e Kur’anit: paralajmërime të ndërsjellta Turqi-Perëndim

2 orë Më parë
SHBA, ligj për të ndaluar Tik Tok

SHBA, ligj për të ndaluar Tik Tok

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

29/01/2023
Versioni konspirativ i njeriut të Demarkacionit për Asocacionin

Versioni konspirativ i njeriut të Demarkacionit për Asocacionin

28/01/2023
Rama: Të jesh mik me njerëz që “urrehen” mes tyre …

Rama: Të jesh mik me njerëz që “urrehen” mes tyre …

28/01/2023
Ankthi i rusëve në Serbi, atyre që kritikojnë luftën

Ankthi i rusëve në Serbi, atyre që kritikojnë luftën

28/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Qasja: Pse po i takon Turqisë ringjallja e botës islame

Nga Yasin Aktay: Marrëdhënia historike midis fesë dhe laicizmit

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist