Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“LEXO!”/ Nga Agim Baçi: Ankthi për jetën në ëndërr

by te Sheshi
12/07/2015
in Kulturë, Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
“LEXO!”/ Nga Agim Baçi: Ankthi për jetën në ëndërr

(Shënime për romanin “Shkelja e kurorës”, Paolo Coehlo, Toena, 2015)

Duhet të humbim për të kuptuar atë që kemi? A mund ta zgjidhim dashurinë përmes provës? Paolo Coehlo vjen këtë herë përmes pyetjeve ekzistenciale: a ka kuptim jeta pa dashuri? A duhet të bëjmë gjithçka për dashurinë? A duhet të rrezikojmë për ta takuar dashurinë?

Linda, një gazetare zvicerane, është peng i mungesës së aventurës. Eshtë në tunelin e ankthit për atë që i ka shkaktuar rutina? Po cila rutinë? Ajo përditshmëri që nuk shfaq rrezik. Dhe e futur në rrethin e pikëpyetjeve të veta ajo vendos instiktin përpara familjes dhe të shoqit. Në asnjë çast nuk mendon se nuk e dashuron të shoqin. Ka gjithnjë shqetësim fëmijët. Po përse atëherë kjo 31 vjeçare dëshiron aventurën me ish-dashurinë e saj të hershme të gjimnazit?

“Jam e rrethuar nga njerëz me të njëjtat probleme, por që shtiren sikur jeta vazhdon si më parë. Si dhe unë. Si dhe fqinji im. Si dhe shefi im, apo burri që kam në krah. Kur arrin një farë moshe, vendosim një maskë sigurie e vetëbesimi. Më pas kjo maskë na ngjitet në fytyrë e nuk na shqitet më”. (“Shkelja e kurorës”, Paolo Coehlo, f.64).

Pra, Linda është pjesë e monotonisë së mungesës së tjetrit, duke nisur nga ai që ka më pranë. Nuk ka shumë diskutime. Miqtë nuk duan të tregojnë se ka problem. Çështjet që debatohen janë disi të largëta për njeriun. Ka humbur “tjetri”. Ai me të cilin shpesh duhet të themi se çfarë duam dhe se cilët jemi. Dhe mbështetja vërtitet tek ajo që mundeshim të bënim më parë, pa vrarë mendjen nëse mund ta bëjmë ndryshimin me ata që na rrethojnë apo jo. Zhytyr në fantazi, dorëzuar në rrjetën e ankthit se “jeta po shkon pa kuptim” Linda hyn në detin e vënies në dyshim të gjithçkaje që ka. Njeriu që kërkon është një dashuri e vjetër. Një dritë që duket se mbetet në mendje si një shenjë që mundeshim ndryshe, se do të kishim bërë diçka që do ta pëlqenim më shumë se sa ajo që na ka ndodhur.

Linda dhe Jakobi duken sikur mbështen në moton: Jeta pa dashuri është një kotësi. Dakord, mundet që njeriu të ketë të drejtë të jepet në këtë udhëtim, duke besuar se asnjë ndjenjë tjetër nuk i jep më shumë kuptim njeriut. Por cili është çmimi kur nuk jemi në kohën e duhur? Duhet të sakrifikojmë gjithçka për të?

Ky det i trazuar pyetjesh kërkohet të vihet në vend po nga vetë Coehlo. Por më parë i kalon personazhet e tij në lumin që “çdo larje” ka shenjën e vet të vënies në dyshim të gjithçkaje që ke ndërtuar. A ja vlen? Coehlo kërkon ta shpëtojë martesën e Lindës, por shenjat e pikëpyetjeve janë pjesë e prozës së përditshme moderne, kur njeriu ka gjithë piketat informative, por janë zbehur piketat e njeriut me njeriun. Kërkohet me çdo çmim aventura. Kotësi, frika dhe ankthi kthehen në bashkëshoqëruese për sa kohë nuk i ke dhënë përgjigjen: çfarë dëshiron të arrish? Çfarë është më e rëndësishme për ty?

E megjithëse duket sikur rrugët e dashurisë kanë nevojë për çdo përgjigje, vështirë se mund të shmangim një nga ata, më thelbësoret për secilin: A mund të kemi zgjidhje të moralshme me rrugë të pamoralshme?

Coehlo ka zgjedhur një qytet modern, Gjenevën, për një pyetje që sot është bërë pjesë e përditshmërisë së botës së nxituar, ku njeriu me njeriun takohen gjithnjë e më rrallë e në mënyrë gjithnjë e më hipokrite. Dhe vjen përmes një zgjidhje që kthen sytë nga ajo që duhet të shikojmë më mirë pranë vetes.

“…Duam që partneri të jetë pikërisht ashtu siç ishte atë ditë në altar kur këmbyem unazat. Si mund ta ndalim kohën? Nuk është e mundur. Nuk duhet ta bëjmë. Dija dhe përvoja nuk e ndryshojnë njeriun, pikërisht ashtu si koha. E vetmja që na transformon është Dashuria. Teksa isha lart në ajër, e kuptova se dashuria ime për jetën dhe për universin ishte më e fuqishme se gjithçka”. (“Shkelja e kurorës”, Paolo Coehlo, f.337).

E megjithëse Coehlo e rikthen Lindën e tij tek familja, duke kuptuar se avnetura nuk mund të jetë zgjidhja ne jetë, por është rizgjimi brenda vetes i forcës për të dashur atë që ke, ai sërish i ka lënë pikëpyetjet. Janë të sotshmet, më të gjalla se kurrë. Nuk është bota që vjen përmes Alkimistit. Nuk zgjat 11 minuta. Eshtë një pikëpyetje që vlen të debatohet më së pari me veten. Ai ka ardhur ashtu, me prozën që mund të mos mbetet gjatë në mendje, por që gjithsesi i ngre pikëpyetjet e modernizmit që duket sikur ka gjithçka, por nën lëkurë mund të ankohet për shumëçka. Një prozë që fle tek instikti, ku gjuha e krevatit flet më shumë se përditshmëria. Por ai ka guxuar nën peshën e emrit të tij dhe veprave ku metafora ka zbritur në stacionin e së prekshmes së përditshme për të marrë nga një përgjigje, qoftë edhe nën zë. /tesheshi.com/

Related Posts

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Përkujtimorja: Ky ishte Bujar Lako…!
Kulturë

Përkujtimorja: Ky ishte Bujar Lako…!

04/05/2025
Guinness-i më i fundit
Kulturë

Guinness-i më i fundit

03/05/2025
Next Post
Rinisin bisedimet e eurozonës për Greqinë pasi Cipras takoi ndaraz Merkel, Hollond dhe Tusk

Rinisin bisedimet e eurozonës për Greqinë pasi Cipras takoi ndaraz Merkel, Hollond dhe Tusk

Faqet kryesore të gazetave të së hënës: Europa hakmerret ndaj Cipras

Faqet kryesore të gazetave të së hënës: Europa hakmerret ndaj Cipras

Iker Kasijas, kur nuk mjafton të jesh një legjendë

Iker Kasijas, kur nuk mjafton të jesh një legjendë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025
Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

19/05/2025
Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni