Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lëvizjet e “çuditshme” të Ilir Metës në Shkup: riaktivizimi i kontakteve me Gruevskin dhe mbrojtja shtetërore e Edmond Themelkos

by te Sheshi
21/11/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Lëvizjet e “çuditshme” të Ilir Metës në Shkup: riaktivizimi i kontakteve me Gruevskin dhe mbrojtja shtetërore e Edmond Themelkos

Vizita zyrtare e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta në Maqedoni, përveç anës së tij protokollare, pati edhe disa të rrjedhime politike që ja vlen të analizohen.

Kreu i shtetit shqiptar, veç takimit me thuajse të gjithë spektrin politik shqiptar në Maqedoni, gjë që është edhe pjesë e qëndrimit zyrtar të Tiranës për ta unifikuar këtë faktor, ka pasur një aktivitet politik disi “miks”, gjë që nuk u kalua pa komente në Shkup.

Ky aktivitet “miks” i Metës në Maqedoni, ka nisur me shtrëngimin e duarve dhe takimin me Nikolla Gruevskin, liderin e opozitës, përkratësisht kreun e partisë nacionaliste VRMO-DPMNE.

Pas ngjarjeve të vitit të shkuar që shoqëruan zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, ku VRMO-ja me njerëzit e saj i shpalli luftë të ashtuquajturës “Platformë Shqiptare”, takimi i Metës me Gruevskin është i pari me një zyrtar të lartë nga Tirana zyrtare. Eveniment që pritet të hapë debate, pasi Nikolla Gruevski deri tani nuk është tërhequr asnjë milimetër nga qasja e tij ndaj shqiptarëve.

Pikërisht nga ky qëndrim ekstrem, një takim protokollar nga një ofiqar i nivelit shumë të lartë mund të ishte kursyer. Nuk është e detyrueshme nga ana protokollare takimi i Presidentit të Republikës të Shqipërisë me një drejtues politik, pasi ai nuk përfaqëson një institucion shtetëror.

Por duhet thënë se takimi Meta-Gruevski, tregon një vullnet politik nga ana e kreut të shtetit shqiptar për të mos i ndërprerë kontaktet e hershme me liderin e VRMO-DPMNE-së. Kontakte që kanë qenë aktive, si gjatë lobimit të Ilir Metës kur ishte kryetar i LSI-së për t’u riaktivizuar një koalicion BDI-VRMO pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, por edhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri, ku eksponentë të lartë të partisë së Gruevskit morën pjesë në mitingjet elektorale të LSI-së.

Riaktivizimi i këtyre kontakteve, tashmë me tagrin e nr.1 të shtetit shqiptar, mund të shkaktojë një lëvizje çorientuese të shtratit kombëtarist që duhet të luajë Tirana zyrtare.

Aktualisht në Maqedoni, asnjë prej partive politike shqiptare nuk kanë marrëdhënie me partinë e Nikolla Gruevskit. BDI dhe Aleanca e Zijadin Selës janë në qeveri me Zoran Zaev, ndërsa BESA që për arsye parimore nuk hyri në qeveri, është faktori determinant që ç’montoi Gruevskin nga qeverisja.

Atëherë vullnetin e kujt përfaqëson Ilir Meta me lëvizjen e tij drejt Nikolla Gruevskit? Faktorin politik shqiptar jo e jo, politikën zyrtare të Tiranës zyrtare jo, kë zë të shoqërisë solli Meta në Shkup?

Madje edhe Lulzim Basha që e ka Gruevskin aleat në Partinë Popullore Europiane, publikisht i ka shmangur gjithmonë takimet me kreun e VRMO-së, përveç rastit kur protokolli i ka vënë pranë.

Ndërkaq, një fakt tjetër i vizitës së Presidentit Meta në Shkup ka lënë çorientuar shumë vëzhgues politikë në Maqedoni dhe jo vetëm.

Kreu i shtetit shqiptar, në takimin me homogun e tij maqedonas Gjeorgje Ivanov, ka mbrojtur as më pak e as më shumë, por një person të ndjekur nga Prokuroria Speciale e Maqedonisë, i cili tashmë ndodhet në suazat e një procesi gjyqësor.

Bëhet fjalë për Edmond Themelkon, kryetarin e komunës së Pustecit në Shqipëri, i cili është i akuzuar për manipulim zgjedhjesh dhe korrupsion.

Themelko, i cili përfaqësoi politikisht LSI-në në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015, është burgosur në Shkup jo si qytetar shqiptar por si shtetas i Republikës së Maqedonisë. (Themelko ka dyshtetësi dhe dy pasaporta). Si Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ashtu edhe ai i Maqedonisë, Ivanov kanë pranuar pas takimit se ata kanë folur për problemin e Edmond Themelkos.

“Secili shtetas duhet t’i respektojë ligjet e shtetit të vet. Në rastin e Temelkos është se ai ka shtetësi edhe të Republikës së Maqedonisë edhe të Republikës së Shqipërisë. E shpreha shqetësimin tim edhe në këtë takim edhe në takimin më herët me Xhaferin. Bëhet fjalë për një personalitet publik, për kryetar komune, por edhe për person i cili ka gjendje të keqe shëndetësore”, tha Meta.

Ky lobim, ndoshta edhe humanitar për Edmond Themelkon, mund të bëhej në të gjitha mënyrat e tjera brenda suazave konfidenciale, duke mos hyrë në një shqetësim institucional.

Ilir Meta është kreu i shtetit shqiptar dhe përfaqëson unitetin e të gjithë shtetasve të Shqipërisë, por një lobim për shëndetin e një të akuzuari nga drejtësia për korrupsion, sidomos kur bëhet publikisht, kompromenton institucionin e Presidentit, duke hapur ndoshta polemika që mund ta dëmtojnë kryeinstitucionin e Republikës.

Presidenti e ka në Kushtetutë se ushtron kompetencën e faljes dhe nuk ka asnjë gjë të keqe që ta ushtrojë këtë indulgjencë edhe në formë lobimi, por duhet të lihet që drejtësia të kryejë punën e saj, të merret një vendim.

Ka shumë gjasa që të lindin keqkuptime dhe debate mbi këto zhvillime. Madje ato kanë nisur që tani. Skender Karaçica, një opinionist dhe analist i njohur për mediat e Prishtinës dhe Shkupin shkruan në një koment të botuar nga agjencia INA se: “Ilir Meta nuk e tha asnjë fjalë së pari për avancimin e barazisë kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e vet etnike në Maqedoni. Shqipëria nuk po mban qëndrim më të matur karshi çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni!”.

Ky reagim, sipas gjasave pritet që të zgjerohet edhe në ditët e ardhshme nga analistë të tjerë… /tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Next Post
Zimbabve: festë pas dorëheqjes së Mugabes, zgjidhet kreu i ri i shtetit

Zimbabve: festë pas dorëheqjes së Mugabes, zgjidhet kreu i ri i shtetit

Nga Labinot HOTI: Rënia dhe rikthimi i LDK-së si forcë kryesore politike në vend

Nga Labinot HOTI: Rënia dhe rikthimi i LDK-së si forcë kryesore politike në vend

Disa arsye pse është mirë të bëni dush me ujë të ftohtë

Disa arsye pse është mirë të bëni dush me ujë të ftohtë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni