Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

LETRA/ Katolikët, lutje Zogut kundër divorcit në Kodin Civil: Na kurvëron!

Viti 1929, shënon një prej kthesave më të mëdha të Shqipërisë drejt perëndimit, pasi me 1 prill të atij viti, ishte miratuar Kodi Civil i Mbretërisë Shqiptare, i hartuar nën ndikimin e modelit francez, i cili u quajt jo rastësisht Kodi Civil i Zogut. Ai do të përfaqësonte një risi në realitetin që prezantonte shteti dhe shoqëria shqiptare e asaj kohe.

Të drejtat e huaja, e veçanërisht ato franceze, italiane dhe deri diku gjermane e zvicerane, do të frymëzonin legjislatorin shqiptar për të sanksionuar në dispozitat e tij barazinë e të gjithë qytetarëve, emancipimin e pronësisë mbi tokën dhe lirinë për angazhim në aktivitete ekonomike. Hyrja në fuqi e Kodit Civil të Zogut do të diktonte edhe përkatësinë e të drejtës civile shqiptare në familjen romano-gjermanike, duke e shkëputur atë përfundimisht nga e drejta otomane.

Por ky kod civil në shumë pika të tij ksihte pasur edhe mjaft diskutime  e debate, nga pjesë të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Nji prej tyre ishte ligji mbi martesën, ku parashikohej qartë jo vetëm lidhja e martesës por edhe zgjidhja e saj, pra divorci. Komuniteti katolik, duke mos e pranuar në asnjë mënyrë divorcin, të prekur nga ky ligj kishin nënshkruar një peticion drejtuar mbretit Zog, para se Kodi i Ri Civil të dërgohej për miratim. Ata i luten Zogut ta heqë këtë ligj nga Kodi Civil, pasi sipas tyre ai ligj e dhunonte rëndë fenë katolike. Në fund të lutjes së tyre, vijojnë një varg i gjatë nënshkrimesh me në krye arqipeshkvin e Shkodrës.

Ja teksti i plotë i kësaj lutjeje:

Shkelqesi!

Na të nënshkruemit Argjipeshkvi, Ipeshkvi, meshtarë e popull katolik i Shqypnisë, të pshtetun në mirsin e njoftun të Shkëlqesis s’Uej, po marrim guximin me Ju dalë para me kët shkresë për me Ju lypun sa ma përvujtnisht nji nderë qi e kena fort për zemër.

 Në kodin e ri civil, qi shpejt do të shpallet për rregullimin e popullit Shqyptar, kena pa se asht përba nji ligjë me të cillën në do rasa të caktueme epet dorë qi të shgatrrohet kunora e martesës e setcillit nënshtetas Shqyptar, o me fjalë tjera, epet leja me u ba divorzio.

Shkëlqesi! Na jena të sigurtë se perpiluesat e ksajë ligjë, sikuerse në tjerat sende edhe në kte, kanë pasë për qellim t’mirën dhe përparimin e popullit e jo të keqen e kuej; e ndoshta për vllaznit t’onë  muhamedan ligja në fjalë  e përmirëson gjendjen e familjes, tuj i pakue shkajqet e damit të kunorës. Por për ne katolikët, sikurse e dini Shkëlqesia e Juej, puna nuk ecë kso doret. Për ne kunora e martesës  pos se asht nji kontratë civile, asht edhe nji sakramend, që don me thanë nji kafshë fort shenjte qi i përket vizarit të fes.  Pse ne Jezu Krishti na thotë: “Quod Deus coniunxit, homo non separet”-  “Shka Zoti ka bashkue, nieri mos ta dajë” e na ban me dijtë, se kush merr gruen e dame prej burrit, bahet kurvar.

Prandej ligja e divorcit për ne asht jo veç rrënuese, pse ligshton e shkatërron  familjet tona, por asht edhe dhunuese kunda fes, pse shklet drejt për së drejti nji urdhën fort të randsishëm të Jezu Krishtit.

Shkëlqesi! Për me ruejt ket fe të pa peçatun, kohën e pushtimit Aziatik, kena bjerr pasunina e kena vue të përpuzuna e tjera të vështira; për me pa të lirë e veturdhnuese Shqypninë kena derdhë mundë e kena ba fli edhe jetën; mos premtoni, Ju lutena, qi Shqypnija e lirë, aq fort e dishrueme e e ndihmueme prej nesh, të na i kthejë sot shërbimet me nji dhunë kaq të randë.

Me shpnesë të ngulun se kjo lutje e jona ka me kenë mirsisht pranue prej shkëlqesisë s’Uej, me poni po Ju parashtrojmë ndiesinat t’ona ma të pikatuna si mirnjoftsijet, ashtu edhe nderimi ma të madh. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts