Lidhja Demokratike e Kosovës reagoi me anë të një deklarate ndaj sulmeve të opozitës ndaj kryeministrit Isa Mustafa, që i cilëson zhvillime të papranueshme.
“LDK vlerëson se veprime të tilla të opozitës dëmtojnë rëndë demokracinë dhe funksionimin normal të institucioneve kushtetuese dhe janë në kundërshtim të plotë me aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në reagimin e partisë së Mustafës.
LDK i cilëson “sulmet e përsëritura ndaj kryeministrit”, si veprime të rrezikshme për demokracinë e re të Kosovës. LDK-ja dënoi ashpër edhe përpjekjen e sotme, si thotë, “për të sulmuar dhe rrezikuar jetën e kryeministrit të Kosovës nga njerëz që nuk ia duan të mirën vendit, që janë kundër demokracisë dhe prosperitetit, si dhe që po tentojnë që pa zgjedhur mjete ta pengojnë Kosovën në rrugën e saj evropiane”, thuhet në reagim të LDK-së. /tesheshi.com/