Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

LAJMI/ Tjetër fitore COVID në Shqipëri: drejt daljes nga tuneli?

Mjeku i njohur Tritan Kalo njoftoi për një tjetër çast të lumtur në situatën COVID qëkur ia behu virusi e bashkë me të pandemia.

“Përsëri në 24 orët e fundit asnjë i shtruar në Covid-1/Shërbimin Infektiv të QSUNT”, shkruan doktori i njohur epidemiolog.

Ai vijon duke thënë se “ndërgjegjësimi, përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh, MHD (Maskat, Higjena personale dhe kolektive, Distancimi fizik) dhe Vaksinimi në ritme të përshpejtuara, po na bëhen aleatë të fuqishëm në luftën tonë kundër armikut të padukshëm, ‘flamës mbarëbotërore’ të pandemisë nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19”.

Doktor Kalo ashpërson më tej gjuhën kur thotë se “lehaqenët dhe gojët koprolale kundër vaksimit, vetëm ecuria pozitive e rasteve të pandemisë ua mbyll gojët”.

“Kemi ende udhë për të bërë në tunelin e pandemisë, por dalja prej tij po afrohet shpejt dhe kjo gjë na bën optimist e me flatra”, shkruan ndër të tjera mjeku i njohur. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts