Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kur “Lagjja e Xhamisë” në Korçë akomodonte në hane mbi 4000 njerëz

by te Sheshi
18/03/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 7 mins read
A A
Kur “Lagjja e Xhamisë” në Korçë akomodonte në hane mbi 4000 njerëz

Nga Vepror Hasani

“Lagjja e Xhamisë” së Korçës mund të akomodonte brenda një nate mbi 4000 vizitorë me ushqim dhe fjetje. Ata mund të qëndronin për aq ditë e netë sa dëshironin. Asgjë nuk do t’u mungonte gjatë kësaj kohe. Pavarësisht prej nga vinin, ishin vendas apo të huaj, të gjithë ishin të mirëpritur. Tavernat, restorantet ishin të shumta, numri i dyqaneve shkonte deri në 1900, zejtarët gjendeshin në gjithë hapësirën qendrore të tregut, ku mund të bëje porosi nga më të ndryshmet, qoftë edhe prej floriri apo argjendi. Dhe nëse mysafirët vinin me talike, llandona apo karvane, tagjia për kuajt dhe hauret ishin gjithnjë të mjaftueshme. Lagjja e Xhamisë kishte hane dhe hotele të shumta, ndaj akomodimi i mysafirëve, sado që të ishin ata, nuk përbënte shqetësim. Ditët e qëndrimit në “Lagjen e Xhamisë” mbeteshin nga më të bukurat për vizitorët dhe turistët. Nuk dihet saktësisht sa ka qenë numri i haneve, por edhe sot e kësaj dite mbahen mend shumë prej emërtimeve të tyre, si: Hani i Kadillinjve, Hani i Manastirit, Hani i Baba Aliut, Hani i Peshkut, Hani i avokat Belul Efendiut, Hani i Vithkuqarëve, Hani i Orhan Pojanit, Hani i Trebickallinjve, Hani i Zeqirajt, Hani i Voskopojarëve, Hani i Alo Dishnicës, Hani i Gjelit, Hani i Elbasanit etj. Por pavarësisht nga të gjitha këto, dikush mund të thotë se akomodimi i 4000 njerëzve brenda një nate mbetet i pabesueshëm. Atëherë, nëse dëshironi të njiheni me të vërtetën, ndiqni rrëfimin deri në fund.

Xhamia 1

Numri i madh i haneve dhe i klientelës së “Lagjes së Xhamisë” ku ndodhej edhe pazari, nuk është vënë në dyshim asnjëherë, as nga studiuesit:

“Numri i tyre, (i haneve), ka qenë i konsiderueshëm. …Numri i madh i haneve dëshmon për lëvizje dhe klientelë të shumtë në pazarin e Korçës”. (Pirro Thomo, “Korça, urbanistika dhe arkitektura”, f. 246)

Pjesa më e madhe e haneve dhe hoteleve të “Lagjes së Xhamisë” gjendeshin në qendër të Pazarit, në rrugën kryesore të tij, pranë shesheve të tregtimit, si dhe në rrugët e tjera që hynin në këtë lagje. Përgjithësisht ishin ndërtesa dykatëshe. Të gjitha hanet kishin oborr të brendshëm, në formë trekëndshi, katror, ose me ndonjë pamje tjetër. Oborret rrethoheshin nga disa ndërtesa që i përkisnin një hani të vetëm. Katet e dyta të tyre ishin hotele, kishin oda të shumta fjetjeje, të cilat ishin të vogla, por të ndërtuara enkas kështu, që bujtësve t’u krijohej komoditet sa më i plotë. Dhoma për fjetje kishin edhe katet e para. Zakonisht, në mesin e oborrit gjendej pusi. Gjithashtu binte në sy porta e madhe dhe e rëndë e hanit, dekorimet me gdhendje dhe dritaret e shumta të katit të dytë. Panorama e haneve vijonte me strehën e gjerë të çatisë, pastërtinë, pamjen e bardhë të hanit dhe vitrinat e katit të parë, të cilat shfrytëzoheshin për dyqane. Në katin e parë gjendej edhe restoranti i hanit. Pra, me pak fjalë, hanet ishin një kompleks ndërtimesh ku gjendeshin dyqanet, punishtet, dhomat e hoteleve dhe restoranti. Ja edhe një përshkrim tjetër për hanet:

“Dhomat e sipërme (të kateve të dyta) përdoreshin për fjetje, për udhëtarët, sigurisht për ata që kishin mundësi të paguanin më shumë, se ishin më të shtrenjta. Fshatarët, përgjithësisht, rrinin e flinin në dhomat poshtë, sepse ishte më lirë. … Në hane vinin edhe fshatarët e fshatrave që ndodheshin rreth e rrotull Korçës, por këta qëndronin në han vetëm për një kohë të shkurtër. Ata largoheshin brenda ditës pasi mbaronin punën në qytet, ndërsa fshatarët e fshatrave të largëta rrinin edhe më shumë, një ditë e një natë me kafshët e tyre. Më tepër myshterinj të haneve ishin ata që punonin e vinin me karvane nga qytetet e tjera të largëta, sidomos nga Elbasani, Manastiri, Follorina, Janina etj. (Tasi Gusho (1910-1996): Pazari i Korçës, Kujtime, Dorëshkrim)

Pra, nga sa kuptohet më sipër, kërkesa për shërbimin e fjetjejes dhe ushqimit ishte e madhe, ndaj hanet kishin dhoma të shumta fjetjeje dhe secili prej tyre edhe restorantin e vet, pasi çdo të shtunë (ditën e pazarit) ata që vinin në Korçë, vendas dhe të huaj, ishin me mijëra, shumë prej tyre e kishin të nevojshëm hotelin. Në ditë të tilla mund të akomodoheshin mbi 4000 njerëz. Dhe kjo ndodhte çdo të shtunë.

Por, a ishte i mundur akomodimi i kaq shumë njerëzve?

Po i referohemi ngjarjes së 14 shkurtit 1910, – mitingut të shkronjave, – ku gjithçka gjendet e përshkruar, madje edhe numri i njerëzve të akomoduar në “Lagjen e Xhamisë” së Korçës.

Organizatorë të mitingut të shkronjave shqipe ishin shoqëria “Dituria Shqip” e kryesuar nga Orhan bej Pojani, klerikët myslimanë dhe zotërinjtë Çerçiz bej Zavalani,

Mustafa bej Selenica, Stavre Karoli, Xhafer bej Luarasi, Tefik efendi Panariti, Ali bej Frashëri dhe Rakip Efendi Jemenli. Sipas parapërgatitjeve të tyre, njerëzit e zonave të largëta, që nuk kishin mundësi të arrinin brenda ditës në qytetin e Korçës do të vinin që të shtunë, për të qenë të pranishëm të dielën e mitingut. Ata do të akomodoheshin në hane dhe hotele, kurse gjithë të tjerët tjerët, që ishin më afër Korçës do të vinin të diel. Për këtë arsye, organizatorët e mitingut nuk lejuan që atë të shtunë të bëhej Pazar me qëllim që dhomat e haneve dhe hoteleve të ishin në dispozicion të pjesëmarrësve në miting. Sa ishte numri i njerëzve që mbërritën të shtunë në Korçë? Kjo gjë na thuhet nga gazeta “Korça”, pasi organizatorët e mitingut kishin lista ta sakta mbi pjesëmarrësit.. Në përshkrimin e kësaj dite, ndër të tjera thuhet:

“Po gdhiheshe e shtunë, 13 shkurt. Dielli nisi të lëshojë rezet e tij të ngrohta. Lindja e Korçës, porsa u zgjua nga gjumi, nisi të përgatitet për mbledhjen (mitingun) e abesë. Nga çdo gojë dëgjoheshin këto fjalë: Sa shqiptarë do të mblidhen, ku do të mblidhen etj. (Gazeta “Korça”, e enjte, 18 shkurt 1910)

 Pjesa më e madhe e njerëzve që pritej të vinte të shtunë ishin nga Kolonja:

“Më orën 10, pothuaj një re e zezë mbuloi tërë udhën e Kolonjës, e cila binte në të pamit (syrin) e njeriut. Kjo re sa vinte, po afroheshe, edhe po çquheshe më tepër. Ishin kolonjarët patriotë, të cilët po vinin për të mbrojtur abenë e shenjtë shqipe. Përpara vinte këmbësoria, edhe prapa kaloria. Përpara të gjithëve po vinin klerikët dhe bejlerët e Kolonjës, edhe përpara të gjithëve, i flakti drejtor i fletës (gazetës) tonë, (Sami bej Pojani), hipur më kalë… Mb’udhë “Banda e lirisë”, e cila vinte kurdoherë përpara s’reshte së lojturi pjesë të zgjedhura, edhe nëpër pushimet e saj, dëgjoheshin këngët tona kombiare, të cilat po këndoheshin prej kolonjarëvet, të cilët ishin 2.539 veta”. (Fragment nga artikulli i gazetës “Korça”)

Ndërkohë pritej që të tjerë njerëz të vinin atë të shtunë nga Kolonja dhe Starova:

“Këtu, të mos harrojmë të thomi se përmbi 500 veta ardhë të shtunë mbrëma, kur u err, nga Kolonja, edhe 1000 veta nga Starova”. (Fragment nga artikulli i gazetës “Korça”)

Pra, numri i njerëzve që mbërritën në Korçë të shtunë mbrëma shkoi në më shumë se 4000 veta. Në artikullin e gazetës “Korça” nuk përshkruhet asnjë shqetësim, qoftë për kushtet e fjetjes, pasi ishte dimër dhe bënte ftohtë, qoftë për ushqimin. Të gjithëve u shërbehej pa vonesë:

“Sa të fërkosh synë, kur ora paske vajtur shtatë. Kur hëngri drekë tërë ay rrëmet, dhe kur u qetua…” (Fragment nga artikulli i gazetës “Korça”)

Të nesërmen, të dielen e mitingut, numri i pjesëmarrësve arriti në 12.000 veta, të ardhurit u përkisnin të gjitha zonave të Kolonjës, Korçës, Devollit, Starovës, Pogradecit etj. Nëse hanet dhe hotelet do të kishin patur mundësi akomodimi më të mëdha se 4000 veta, atëherë pjesëmarrja në miting do të kishte qenë rreth tri herë më e lartë.

 Këtë gjë e shpjegon gazeta “Korça”, e enjte, 18 shkurt 1910: 

“Në këtë mbledhje do të vinin përmbi 30.000 veta Shqiptarë nga fshatrat, po s’ardhë se ishte e tepërt të vinin tërë ata se do të mos kishin se ku të rrinë …”

 Pra, mundësia akomoduese e haneve dhe hoteleve shkonte mbi 4000 veta, dhe kjo gjë u bë realitet të shtunën e mitingut. Në përmbyllje të këtij materiali, po sjellim një përshkrim të poetit Vangjush Ziko, dedikuar haneve të Korçës:

 “…Këto hane i dhanë, për mua, një kuptim të ri Pazarit, bollëkut dhe zallamahisë së tij. Dashurisë dhe nostalgjisë sime naive fëmijërore iu shtua edhe një ndjenjë e re, një mendim i ri për qytetin tim. Ai është i rëndësishëm dhe i njohur jo vetëm për banorët e tij, por edhe për njerëzit, që nuk banonin në truallin e tij, që nuk ishin qytetarë të tij. Atëherë përjetova për herë të parë, veç dashurisë, një respekt të çuditshëm për djepin tim të lindjes. E ndieja se edhe këta bujtës kalimtarë, të haneve, enigmatikë për mua, e shikonin atë me respekt dhe admirim, mbase dhe me zili, por gjithnjë me mirënjohje. … Ajo (Korça)  reflektonte fuqinë ekonomike dhe sigurinë që kishte jeta e njeriut në këtë qytet, që, për mua, në ato vite më dukej më i madhi e më i rëndësishmi qytet në botë. Isha i lumtur që kisha lindur në Korçë”. (Vangjush Ziko, “Korça, qyteti dhe kujtime”, f. 48)

/tesheshi.com/

Related Posts

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Next Post
Postimi kundër Trump në Facebook, rekord pëlqimesh: ja çfarë shkruan gazetari

Postimi kundër Trump në Facebook, rekord pëlqimesh: ja çfarë shkruan gazetari

Nga Ermir HOXHA: Kur sjelljet e shoqërisë civile duhen parë dhe si çështje moshe

Nga Ermir HOXHA: Kur sjelljet e shoqërisë civile duhen parë dhe si çështje moshe

Kujtesë: Ja çfarë tha i ndjeri prej disa orësh, Guido Westerwelle para ligjvënësve kosovarë në 2010-ën

Kujtesë: Ja çfarë tha i ndjeri prej disa orësh, Guido Westerwelle para ligjvënësve kosovarë në 2010-ën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni