Pas Valencias, Real Madridi sërish ka barazuar në La Liga.
Madrilenët nuk kanë arritur të triumfojnë para tifozëve të tyre kundër Levantes duke luajtur baras, 1-1.
Reali pati shumë mundësi për shënim, por shënoi vetëm një gol përgjatë 90 minutave.
Në fakt, Levante kaloi në epërsi e para në minutën e 12, kur Ivan Lopez shfrytëzoi shpërqendrimin e Daniel Carvajhalit.
Deri në fund të pjesës vendasit patën disa raste për shënim, por vetëm një të tillë e shfrytëzuan.
Lucas Vazquez shfrytëzoi rrëmujën para zonës së rreptësisë së kundërshtarit pas rivënies këndore dhe barazoi rezultatin.
Në pjesën e dytë, të besuarit e trajnerit Zinedine Zidane realizuan sulme të njëpasnjëshme, por nuk u tregonin të saktë para portës.
E vetmja gjë që ja vlen të theksohet është kartoni i kuq i Marcelos, i cili u përjashtua nga ndeshja në minutën e fundit të takimit. /tesheshi.com/