Në Bolivi, shtet në Amerikën Latine, një njësi speciale policore ka mbledhur 420 trupa gjatë pesë ditëve të kaluara në dy qytete.
Dhe vlerësohet se 80 deri 90 përqind e tyre kanë dhënë frymën e fundit si rezultat i koronavirusit, njoftuan autoritetet të martën.
Koloneli Ivan Rojas, drejtori i forcave speciale për luftën kundër krimit, tha se oficerët e tij bartnin trupa nga rrugët, nga automjetet dhe shtëpitë në kryeqytetin La Paz dhe në qytetin më të madh të Bolivisë, Santa Cruz, raporton ABC Neës.
Instituti i Hetimeve Ligjore në Bolivi tha se nga 1 prilli deri të dielën, punonjësit e tyre gjetën 3.016 trupa njerëzorë.
Andrés Flores, drejtori i agjencisë, tha se departamenti Santa Cruz, që përfshin qytetin me këtë emër, kishte numrin më të madh të vdekjeve, i ndjekur nga Cochabamba.
Zyrtarët thanë që Bolivia ka regjistruar 60,991 raste të infeksionit COVID-19 dhe 2,218 jetëhumbje. /tesheshi.com/