Partia Demokratike ka votuar vetëm ligjin mbi Prokurorinë Speciale, dhe jo korpusin tjetër të ligjeve të reformës.
Me 122 vota pro është miratuar ligji për ngritjen e SPAK-ut, (Ligji për strukturën e posaçme antikorrupsion) ndërsa miratimi është bërë pa asnjë votë kundër.
Më pas, deputetët e opozitës janë larguar nga salla.
Ndërkohë, është shtyrë Projektligji “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë” (nenet 73-77), votim i cili kërkon shumicë të cilësuar.
Mazhoranca ka miratuar vetëm me votat e saj projektligjin për “statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”, projektligjin për “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” si dhe ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.
Ligjet janë miratuar me 86 vota pro, ndërsa 1 abstenim. Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka abstenuar për të 4-ta ligjet.
Gjithashtu, Kuvendi ka miratuar edhe ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për pajisjen përgjuese, pas akuzës nga opozita. /tesheshi.com/