Në fillimin e vazhdimit të sancës sot të Kuvendit të Kosovës, grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje kërkoi që sot debat parlamentar për zhvillimet në Kumanovë, por dominoi mendimi i partive të koalicionit qeverisës që të debatohet një ditë tjetër kur të ketë më shumë informacione për ngjarjet, të cilat u kërkuan, dhe propozimi u hodh në votim.
“Me 50 vota kundër, 28 pro dhe 5 abstenime, nuk miratohet propozimi për plotësimin e rendit të ditës me ngjarjet e fundit në Kumanovë si pikë e veçantë e rendit të ditës”, konstatoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Pas kësaj, pritet që kërkesa për debat parlamentar për Kumanovën t’i drejtohet Kryesisë së Kuvendit të Kosovës sipas procedurave të përcaktuara me rregullore.
/tesheshi.com/