Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kushtrimi: deçanasi që portretizon për çdo ditë nga një figurë të njohur shqiptare

by te Sheshi
13/03/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Kushtrimi: deçanasi që portretizon për çdo ditë nga një figurë të njohur shqiptare

Nga Bardha Nergjoni

Çdo ditë realizon një portret. Çdo ditë lapsi i tij triumfon me imazhin e një prej figurave kombëtare, artistëve, heronjve e jo vetëm. Ndër vizatimet e tij gjen edhe të huaj, si presidentët amerikanë Bill Klinton dhe Xhorxh Bush apo aktorë të mëdhenj si Robert Deniro. Pasioni i tij është kthyer në përgjegjësi për të realizuar të paktën një portret të njerëzve me vlera kombëtare në një kohë sa më të shkurtër. Janë tashmë me dhjetra portretet me laps, që Kushtrim Dacaj nga Deçani i Kosovës i dhuron publikut nëpërmjet faqes së tij në rrjetet sociale. Por në fakt piktura nuk është profesioni i tij.

12813979_1704617833150466_2036388789484536182_n

Çdo ditë ai u mëson gjeografinë nxënësve të gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, ndërsa kohën tjetër e kalon me portretet me laps. Kushtrimi ka lindur në Irzniq të Deçanit dhe është 29 vjeç. Pikturën e ka pasion dhe nuk ka ndërmend të hapë ekspozita apo promovime. Prej vitesh tashmë vizaton me laps portrete të ndryshme dhe arrin të sjellë të vijëzuar bukur pamjen e shqiptarëve të famshëm në kohë ta ndryshme.

Gjithçka ka nisur nga një portret i parë rastësisht në internet të një luftëtari të UÇK, e vizatoi dhe nga ajo kohë nisi të merrte jetë ëndrra e tij. “Kujt i ka shkuar në mendje të portretizojë aktorë të mëdhenj si Sandër Prosi, Reshat Arbana, Kadri Roshi, etj.

12474063_1683032098642373_7622330616036689627_oMe filmat e tyre jemi rritur por portretet e tyre shpeshherë mungojnë”, shprehet Kushtrimi për idenë e portretizimit të këtyre figurave. Në një intervistë dhënë për tesheshi.com Kushtrim Dacaj tregon për pasionin e tij, eksperiencat e rralla dhe detyrimin që ndjen për të realizuar sa më shumë portrete të figurave të njohura shqiptare.

12833207_1705539919724924_1654138391_n

Si ka nisur pasioni për portretet me laps?

Gjithmonë më ka pëlqyer të pikturoj. Është pasioni im. Si pikë vendimtare për t’u marrë me portrete ishte momenti kur rastësisht kam parë një fotografi të një ushtari të UÇK-së duke qarë. Nga ai moment jam mbushur me plot vullnet për t’ju përkushtuar maksimalisht portretizimit të heronjve dhe figurave të mëdha kombëtare. Mendoj se portretizimi i tyre është obligim i imi sepse atë mund të bëj dhe e ndjej detyrë që duhet bërë.

Pse zgjodhët portrete të figurave të njohura, aktorë, figura historike, etj?

12834885_1705539856391597_874907220_n

Sepse janë kategoria më e lartë dhe më e merituar kombëtare. Fatkeqësisht nuk kam arritur t’i përfshij të gjithë, por nuk do ndalem e do vazhdoj të punoj. Deri tani kam portretizuar Skëndërbeun, Ismail Qemalit, Adem Jasharin, Isa Boletinin, Nënë Terezën, Agim Ramadanin dhe shumë të tjerë. Ndërkohë kam vizatuar portretet e Sandër Prosit, Ndrekë Lucën, Reshat Arbanën, Robrt Ndrenikën, Kadri Roshin, Ibrahim Rugovën, Ismail Kadarenë, Adem Demaçin, Jusuf Gërvallën.

 Keni marrë vlerësime për portretet e realizuara?

Portretet kryesisht i kam publikuar në internet. Kam marrë shumë vlerësime pozitive. Sa i përket portretizimit të personaliteteve që janë gjallë, tregohem shumë i kujdesshëm në përzgjedhje, sepse nuk dua të nxis pakënaqësi.

Janë njohur me këto portete personalitetet apo familjarë të tyre?

Po. Në disa raste janë njohur vetë personat apo familjarë të tyre. Kam marrë shumë vlerësime e mirënjohje. Me shumë dëshirë do ua dërgoja të gjithëve.12528150_1705530879725828_2122634323_n

Ka një ndodhi të veçantë me një portret që ju ka mbetur në mendje?

Një herë më ka ndodhur që pak minuta pasi kam publikuar një portret shumë prekës të një personi që në kohën e luftës në Kosovë ishte duke kërkuar fëmijët e tij të humbur, një vajzë e re më kontakton. Ajo ishte një nga dy fëmijët që kërkonte babai në portret. Ajo më tregoi se ishte një befasi për familjen e tyre pasi ne nuk njiheshim. Kjo familje jeton në Mitrovicë dhe unë nuk e njihja më parë. Në fakt portreti ka ardhur pasi kam parë një fotografi rastësisht në internet. Kjo familje mbeti shumë e habitur nga ky portretizim.

Portreti i fundit që po realizoni?

Është ai i veteranit të UÇK-së Xhaferr Kadiri. E kam quajtur “Çlirimtari i Përlotur”. Ka pasur një përhapje të gjërë në internet. Ai është portreti im i parë dhe burimi kryesor i pasionit tim që vazhdoj akoma.

Cilat janë figurat që do të portretizoni në të ardhmen?

Ka shumë figura kombëtare që duhet t’i portretizoj. Nuk guxoj të ndalem sepse e ndjej përgjegjësi që pothuaj çdo ditë të publikohet diçka nga dora ime e të jetë shqiptare.

Ka ndikuar vendlindja për të kultivuar këtë passion?

Mendoj se po. Jam nga një qytet që gjithmonë ka qenë vatër e historisë së heronjve. Mendoj se edhe ajëri në këtë zonë përmban aromë lirie.

Keni menduar të çelni një ekspozitë?

Nuk kam planifikuar ekspozita pasi unë nuk pikturoj për veten time. Të gjitha punimet që bëj, i realizoj me qëllimin që të ndikojnë në rritjen e ndjenjës së krenarisë, të transmetojnë vlera dhe nostalgji për popullin, të cilit i takojnë. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?
Kulturë

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Next Post
6 gjëra që ndodhin në trupin tuaj kur nuk pini mjaftueshëm ujë

6 gjëra që ndodhin në trupin tuaj kur nuk pini mjaftueshëm ujë

Barcelona, një kryesuese e pamëshirshme

Barcelona, një kryesuese e pamëshirshme

Ish-ministri jugosllav: Armata e Titos bëri gati bombën bërthamore; materiali ndodhet në Serbi

Ish-ministri jugosllav: Armata e Titos bëri gati bombën bërthamore; materiali ndodhet në Serbi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni