Ngushtohet rrethi i pretendimeve oopzitare në tryezën e Reformës në Drejtësi, e cila, pas disa kushteve të reja prej saj, dështoi të arrinte konsensus. Dhe, pas ambasadores Yuri Kim, reagoi dhe Soreca i BE-së.
“Reforma elektorale në linjë të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR është kushti i domosdoshëm për të ecur përpara. Një marrëveshje të menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik duhet të përmbyllet tani me qëllim celjen e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur.”
Pra, siç mund të dallohet, Soreca potencon vetëm rekomandimet e OSBE-ODIHR e jo ndonjë kusht jashtë tyre.
Reagoi gjithashtu dhe ambasadori britanik Duncan Norman, kur tha:
Këshilli Politik u krijua për të sjellë në Shqipëri një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it. Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara. /tesheshi.com/