Një adoleshente siriane nga Halifaksi u takua me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau për t’i dhënë atij një mesazh të veçantë.
Fondacioni “Dëshira e Fëmijëve” i mundësoi 16-vjeçares siriane, Marwa Harb të fluturonte në Otava për të falënderuar kryeministrin që i kishte “shpëtuar jetën”.
“Kur mbërrita në fillim në Kanada, pyesja vazhdimisht: kush po na ndihmon? Kush është ky burrë që po e bën këtë? Kush ma shpëtoi jetën?”, tha Harb, duke shtuar se Trudo i kishte dhënë një jetë më të mirë dhe një të ardhme.
Vitin e kaluar, Harb, prindërit e saj dhe shtatë vëllezërit e motrat erdhën në Kanada si refugjatë, pasi ikën nga lufta në Siri.
Harb kishte kaluar tre vjet duke jetuar në një tendë në një kamp refugjatësh në Jordani, në një situatë e vështirë dhe shumë sfiduese për shkak të skoliozës së saj. Ajo kishte një karrige me rrota manuale, mezi mund të ecte dhe e kishte të vështirë të dilte jashtë. Në Kanada, ajo pati fatin t’i nënshtrohet një operacioni në shpinë, si dhe të sigurojë një karrige me rrota motorike të re.
Tani ajo thotë se dëshiron të studiojë për t’u bërë avokate, në mënyrë që të mund t’ia kthejë të mirën vendit të saj të ri. /tesheshi.com/