Denis Meçe, i riu që i morri jetën prindit të dy fëmijëve në Pogradec, Egli Proga, si pasojë e ushtrimit të dhunës, thuhet nga goditje me grusht, rezulton të jetë një person problematik në qytetin bregliqenor. S’mund të thuhet se është figurë klasike krimi, prej precedentëve të rëndë kriminalë, por për afro një dekadë që ka qenë prej atyre prej të cilit Pogradeci nuk ka gjetur dot rehat.
Kështu, mbi Denis Meçen ka akuza për “Shkatërrim prone” “Kanosje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishje e qetësisë publike”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, vepra penale të kryera në vitet 2014, 2016, 2020 e 2022.
Herën e parë kur ai është ndaluar nga Policia ka qenë para 10 vitesh, pikërisht kur ka qenë 19-vjeç, pas një sherri në një lokal buzë liqenit të Ohrit. Sherri ka ardhur pasi Meçe nuk ka pranuar të pagojë faturën dhe kësisoj është konfliktuuar me stafin e lokalit, të cilët më pas e kanë denoncuar për “shkatërrim prone”.
Dy vite më vonë është ndaluar për veprën penale të kanosjes, në 2020 për “Plagosje e lehtë me dashje” dhe në 2022 për “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”
Të shtunën pasdite, 41-vjeçari Egli Proga humbi jetën prej tij, pas një konflikti të çastit midis tyre. Ngjarja e rëndë u raportua fillimisht si aksidentale, por më vonë hetimet zbuluan se ai ishte rrahur për vdekje nga Denis Meçe.