Kryeministri Kurti deklaroi gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës këtë të enjte, se për çështjen e Asociacionit nuk mund të pranohen tekste alternative nëse palët nuk dakordësohen parimisht. Kjo, si një pëigjigje jo e drejtpërdrejtë ndaj homologut Rama në Shqipëri, pasi ky i fundit tha se ka çuar në Berlin e Paris.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se
“Unë kam prezantuar me 2 maj draft – vizionin. Unë këtë mund të thellojë (vizionin për statutin e Asociacionit), por thellimi i kësaj nënkupton pajtueshmëri në parim. Pra, kur të pajtohemi në parim, përfshirë edhe ato shtyllat që unë i kam thënë në Ohër, atëherë lirisht mund të thellojmë tekstin. Por, nuk mund të shkruajmë tekste alternative ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore pa u pajtuar njëherë në parim”, tha Kurti.
Megjithatë, kjo nuk nuk ishte një përgjigje e prerë dhe e qartë nëse e pranon inisiativën e Ramës. Ky i fundit tha nga ana e tij se nuk është konsultuar me Kurtin. /tesheshi.com/