Pasi kanë pritur 3 javë, banorest e fshatrave të Kurbinit dhe Krujes kanë protestuar pranë ures së shembur të Drojes, duke kërkuar rindërtimin e saj. Ata thohë se shembja e urës i ka izoluar, ndërsa paralajmërojnë se nëse nuk do të ndërhyhet shpejt për ta bërë sërish të kalueshme, ata do ta përshkallzojnë protestën deri në bllokim të superstradës Fushë Krujë-Laç dhe para Kryeministrisë. Banorët e konsiderojnë absurde atë që e quajnë “neglizhencë të qeverisë”, që sipas tyre nuk jep asnjë sinjal edhe pas tre javësh, se do bëjë diçka me urën e shembur nga përmbytjet e fundit.
“Kur u shemb na u premtua se do të rindërtohet shumë shpejt, por kanë kaluar tre javë dhe asnjë masë nuk është marrë. Ky është një absurditet shumë i madh, pasi kjo është rrugë nacionale dhe nuk e kuptojme se pse qeveria dhe insitucionet përgjegjëse nuk ndërhyjnë”, thotë një banor.
Ura e Drojes që lidh Kurbinin me Krujen u shemb tre javë më parë nga vërshimi i lumit të Drojes. Për të kaluar lumin banorët kacaviren çdo ditë duke rrezikuar edhe jeten e tyre. Ndonëse u deklarua se ura do të rindërtohet shumë shpejt, ende nuk ka nisur ndërhyrja, ndërkohe që kjo situate ka penalizuar dhe bizneset e zonës. /tesheshi.com/