Kreu i diplomacisë turke Mevlut Cavusoglu ishte i ftuar në televizionin turk “24 TV”, ku, ndër të tjera, u përgjigj pyetjeve të gazetarëve për një zhvillim të fundit, atë në lidhje me kremtimin e përvjetorit të radhës së marrjes së Kostandinopojës nga osmanët, posaçërisht Mehmed Fatihu, ku simbol i triumfit ishte marrja e Shën Sofisë, e cila nga katedrale u shndërrua në xhami. Ndërsa në kohën e Republikës kaloi thjesht në muze. Shën Sofia ishte ndër të tjera shpirti dhe krenaria arkitekturore e Bizantit.
Por së fundit, Greqia reagoi ndaj faktit se atu u këndua Kur’an e lutje të tjera islame.
Cavusoglu u tregua prerë kur tha se Turqia nuk do të pyeste askënd se ku do të këndohej Kur’an.
“Hagia Sophia është pronë e Republikës së Turqisë”, përfundoi Cavusoglu.
Kujtojmë se nën modelin e saj arkitekturor, osmanët, ku veçon arkitet Sinani, ndërtuan xhamitë e famshme të asaj epoke, ku veçon ajo “Blu”. Ishte kjo jo një formë imitimi, por një lloj sfide në emër të aftësisë, madhështisë dhe krenarisë së një perandorie. /tesheshi.com/