Armët më të rëndësishme të ushtrive moderne të sotme janë automjetet ajrore pa pilot, d.m.th dronët. Shembulli i fundit i përdorimit efektiv të droneve është suksesi i ushtrisë turke në Siri dhe Libi. Falë prodhimit të vet të droneve, Turqia është bërë një superfuqi ushtarake.
Por është interesante të theksohet se ushtria izraelite përdori mjete ajrore pa pilot që në vitin 1969, me qëllim për të rivendosur pozicionin përballë ushtrisë egjiptiane. Në atë kohë, ushtria izraelite përdori drone vetëm për të fotografuar pozicionet egjiptiane, ku fotot që realizuan ishin me rezolucionin më të lartë.
Më vonë, për shkak të humbjeve të mëdha në Luftën e Yom Kippur në 1973, Izraeli ndërtoi dronin e parë që mund të transmetonte video drejtpërdrejt, duke e bërë atë si dronin e parë të zbulimit të vërtetë. /tesheshi.com/