Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kur PD-ja çonte PPSH-në në prokurori nën emrin e studentëve të Dhjetorit

by te Sheshi
09/04/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Kur PD-ja çonte PPSH-në në prokurori nën emrin e studentëve të Dhjetorit

Nga Ermir Hoxha

Në vite, nga politika në Shqipëri u prodhua dhe fraza “Prokuroria që fle mbi dosje”, e cila i atribuohet më së shumti ish-liderit demokrat Sali Berisha, përgjatë periudhës së të qënit në opozitë gjatë viteve ’97 – ‘2005, ku sulmonte organin e akuzës se nuk hetonte asnjë dosje me akuza ndaj pushtetit, atij të drejtuar nga socialistët.

Por duket se “gjumi i parë mbi dosje”, është marrë pikërisht në periudhën e parë të qeverisjes së PD-së pas ardhjes në pushtet në vitin 1992, kur një grup dhjetoristësh do kallëzonin penalisht PPSH-në, forcën politike të komunistëve shqiptarë, e cila sundoi e vetme për gati një gjysëm shekulli diktaturë.

Memoria çerekshekullore e pluralizmit shqiptar, gati-gati e ka lënë në të harruar këtë fakt, edhe për arsyen se një proçes i tillë ndaj PPSH-së, si forcë politike, nuk u zhvillua kurrë. Ndërsa gjygji kundrejt një pjese të kupolës komuniste, i njohur ndryshe si “gjyqi i kafeve”, nuk kishte lidhje me akt-padinë penale të dhjetoristëve, formuluar e çuar në prokurori aty nga fundi i vitit 1992.

Deri atëherë, ndaj PPSH-së, njihej vetëm kërkesa publike e Edi Ramës për ta nxjerrë jashtë ligjit, e bërë që nga fundi i vitit ’90-të e fillimi i ‘91-shit, por që mbeti thjesht një monument verbal antikomunizmi.

Ndërsa akt-padia në fjalë, është bërë gjatë kohës kur PPSH-ja nuk ekzistonte më ligjërisht pasi ishte transformuar në PSSH, pra Parti Socialiste.

Kishte disa muaj kur ndodhte kjo, kur pra ish-deputeti demkrat, Arben Lika, një ndër studentët dhjetoristë – që për ironi të fatit do ishte dhe i prangosuri i parë nga radhët e PD-së me akuzën për kontrabandë/korrupsion, rrasur në burg pikërisht nga qeverisja e partisë së tij në vitin 1994 – i cili do lexonte aktakuzën e përbërë nga 18 pika.

20160409_113914_resized

Por, po të vërehet me kujdes deklarata e Likës, aty përmendet Ilir Meta dhe çështja e heqjes së imunitetit të deputetit ndaj tij. Ishte koha kur PD-ja vinte pas një humbjeje në zgjedhjet lokale të 26 korrikut ’92, si dhe të një rebelimi alla proletar në Poliçan, për të cilin u akuzua Ilir Meta si nxitës. Pra, akt-padia vjen në kohën e një tensioni politik. Që do të thotë, se më shumë se akt i studentëve të Dhjetorit, ishte një akt i vetë PD-së nën emrin e tyre, kur dihej që grupi parlamentar demokrat i kishte me kokra dhjetoristët në radhët e saj, mes tyre Arben Lika.

Detaj tjetër interesant në deklaratën e Likës, është dhe fraza ku ai thotë se “në diskutimin tim për çështjen e imunitetit të deputetit Meta, kam ngritur domosdoshmërinë e zhvillimit të një procesi politik ndaj PPSH…”, që do të thotë se më shumë sesa ligjor, akt-padia ka qenë e frymëzuar e motivuar politikisht, thënë me një sinqeritet pra, parapolitik nga ana e Likës.

E ndërkohë, akt-padia ndaj PPSH-së mund të konsiderohet dhe akti i parë i një proçesi lustracioni, pasi PPSH ishte një forcë politike me shumë struktura kapilare në shoqëri. Por akt-padia nuk specifikon ndonjë nivel të caktuar të PPSH-së, si fjala vjen vetëm sekretariatet e saj në bazë e qendër, e  kupolën e më të lartë, atë të Byrosë Politike, duke përjashtuar anëtarësinë e thjeshtë, por e merr atë në bllok.

Dhe së këndejmi shtrohet një pyetje:  si do vente halli me presidentin atëkohshëm, Berisha pra, si ish-sekretar i PPSH-së nëse prokuroria do ngrinte një proçes ndaj kësaj force politike pas akt-padisë së ngritur nga studentët?!

Ja disa nga pikat e akt-padisë ndaj PPSH-së:

Jemi një grup studentësh të lëvizjes së Dhjetorit që paarashtrojmë akuzën tonë kundrejt PPSH për krimet e fshehta dhe publike që ka bërë për 40 vjet rresht ndaj qytetarëve të vendit të vet, duke pasur të përqëndruar në duart e veta të gjitha armët njerivrasëse të shtetit totalitar komunist, si vijon:

-Për uzurpim të pushtetit legal me anë të dhunës policore ushtarake, pa zgjedhje të lira dhe demokratike pas Luftës së Dytë Botërore.

20160409_115957_resized

-Për genocidin politik, burgosjet, pushkatimet pa gjyq, për internimet e pambështetura në ligj, për përndjekjet dhe persekutimin individual dhe familjar të qindra mijra qytetarëve shqiptarë.

-Për shkeljen e pamëshirshme  të lirive dhe të të drejtave themelore të njeriut si liria e mendimit, e fjalës, liria e arsimimit dhe e punës së lirë.

-Për mohimin total të pronës private, rrëmbimin me zorr të mjeteve private të shtetasve të vet, për shpronësimin e pronarëve të mesëm dhe të vegjël të qytetit dhe fshatit.

20160409_120040_resized

-Për ndalimin e ushtrimit të besimit fetar të shtetasve të vet, për shkatërrimin e institucioneve fetare dhe objekteve të kultit, si vlera shpirtërore dhe pasuri kulturore-kombëtare njëkohësisht.

-Për krimet e kryera gjatë luftës nacionalçlirimtare mbi qytetatët shqiptarë të pafajshëm dhe të vërtetuara me dokumente arkivore dhe dëshmitarë okularë të ngjarjeve. Kujtojmë me këtë rast masakrën famëkeqe të Shefqet Peçit në krahinën  e Lumës…

-Për vrasjen e dëshmorëve të Gërhotit, të cilët ishin luftëtarë antifashistë dhe atdhedashës të vërtetë.

-Për shkatërimin e Bankës Kombëtare  të Shqipërisë, zhvlerësimin e monedhës dhe vjedhjen e shpërdorimin e floririt shqiptar nga viti 1944 – 1948 me marrëveshjet e barazimit të dinarit jugosllav të pafvlefshëm me lekun shqiptar të çmuar asokohe

Etj .

/tesheshi.com/

Related Posts

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

14/05/2025
Next Post
Haradinaj: Beteja e Koshares e plotësoi luftën për liri

Haradinaj: Beteja e Koshares e plotësoi luftën për liri

Referendumi i socialistëve sot, Rama: Hera e parë për një parti, merrni pjesë

Referendumi i socialistëve sot, Rama: Hera e parë për një parti, merrni pjesë

Një sekret i vogël që nuk e keni ditur për nuhatjen në gjumë

Një sekret i vogël që nuk e keni ditur për nuhatjen në gjumë

TË FUNDIT

  • Të fundit

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni