Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kosova blen “produkte të shërbimeve të mbrojtjes” nga Turqia

    Kosova blen “produkte të shërbimeve të mbrojtjes” nga Turqia

    Fara që s’shuhet: palestinezët arrijnë në 14 milionë

    Fara që s’shuhet: palestinezët arrijnë në 14 milionë

    “Vetëvrasja” e Perëndimit sipas Orban: cila është?

    “Vetëvrasja” e Perëndimit sipas Orban: cila është?

    A po i kthehet NATO-s edhe Zvicra neutrale?

    A po i kthehet NATO-s edhe Zvicra neutrale?

    Kim Jong-Un mobilizon ushtrinë dhe 11,000 mjekë: pse?

    Kim Jong-Un mobilizon ushtrinë dhe 11,000 mjekë: pse?

    Serbisë s’i pranohet neutraliteti!

    Serbisë s’i pranohet neutraliteti!

    Ish-mbreti Juan Carlos, në Spanjë pas dy vitesh

    Ish-mbreti Juan Carlos, në Spanjë pas dy vitesh

    Mesazhi “i hidhur” i Erdoganit për Finlandën dhe Suedinë

    Mesazhi “i hidhur” i Erdoganit për Finlandën dhe Suedinë

    Qeveria franceze, në duart e një ministreje

    Qeveria franceze, në duart e një ministreje

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Kur një shqiptar i rrallë pritej kështu në New York

Auron Tare: Si e zbulova Nuredin Beun dhe cila ishte jeta e tij

Nga te Sheshi
23/11/2021
në Kujtesë
Reading Time: 3 mins read
A A
Kur një shqiptar i rrallë pritej kështu në New York
95
SHPËRNDARJE

Disa vite më parë, isha ftuar në New York dhe Washington DC, për të prezantuar në Explorer  Club dhe National Geographic, projektin e kërkimeve nënujore në Shqipëri.

E meqënëse rruga më shpuri pranë këtyre qendrave të njohura botërore të eksplorimeve dhe kërkimeve  historiko/gjeografike, u mundova të shikoja se çfarë mbanin arkivat e tyre për Shqipërinë e dikurshme.

Shumë pak. Megjithatë, ndër të tjera gjeta disa foto dhe shënime në arkivin e National Geographic për një shqiptar shumë pak të njohur tek ne, por që në kohën e tij ishte pritur në New York si një personalitet i rëndësishëm european. I kam ruajtur këto foto duke shpresuar se një ditë do të mund të shkruaj më gjatë për Nuredin Bej Vlorën, vlonjatin e shquar por pak të njohur, i cili, në udhëtimin e tij në Botën e Re, duhet të jetë i pari shqiptar i pritur deri më sot me kuriozitetin dhe zhurmën mediatike më të madhe në Amerikë. Askush nga politikanët tanë nuk ka mundur të tejkalojë kuriozitetin mediatik të Nuredin Bej Vlorës, i cilësuar në atë vizitë si Princi i Shqipërisë, titull ky shumë i çuditshëm për një personazh i cili nuk kishte asnjë status politik.

Ende pa zbritur nga kuverta e anijes, Nuredin Beu rrethohet nga të gjithë gazetarët dhe fotografët e mediave të New York-ut, duke u përshëndetur dhe fotografuar prej tyre. Nuk kam gjetur ndonjë intervistë të tij nga ky moment dhe është e paqartë arsyeja se përse vlonjati ynë ka pasur këtë pritje kaq të çuditshme.

Nuredin Beu sapo ishte martuar me një amerikane shumë të pasur, një lloj Kardashian e kohëve tona, dhe mundet që ky status të ketë tërhequr median amerikane.

Fakti që në këtë pritje të ketë qenë edhe fotografi i National Geographic, e bën më interesante këtë pikëpyetje.

Nuredin Beu jetoi në Amerike diku rreth 5 vjet. Nuk dihet asgjë mbi jetën e tij amerikane, por nga arkivi i Zyrës së Zbulimit ushtarak amerikan, pararendësja e FBI-së (dokumenta të papublikuara), më rezulton se ishte i survejuar si një njeri me influencë të theksuar austro-gjermane.

I vendosur në një vilë të rrethuar nga pyjet, pronë e së shoqes, ai bënte një jetë të tërhequr dhe të rrethuar nga njerëz të artit dhe kulturës, eskluzisht ky një rreth i krijuar nga bashkëshortja amerikane.

Nga Amerika, tenton të përfshihet në jetën politike shqiptare, ku si pjesë e një organizatë politike pa ndonjë veprimtari të njohur, vjen në Europë për të përfaqësuar Shqipërinë në bisedimet e Paqes. Ndoshta, ky ka qenëë momenti që e ka bërë që të rikthehej përsëri në Vlorë, ku zgjidhet si Kryetar i Bashkisë, apo siç quhej atëherë, Kryekatundar.

E drejtoi Vlorën brenda mundësive të kohës disa vjet, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në hapjen e Shkollës Tregëtare, por edhe në disa projekte publike.

Ndër kujtime të kohës, Nuredin Beu përmendet si një person me reputacion shumë të madh në Vlorë dhe si personi i cili familja e njohur e Vlorajve e kishte si primat të sajin. Fakti që kishte luftuar e krye të vlonjatëve kundër zbarkimit të bandave greke në Himarë në 1913-4, por edhe kundër bandave të Haxhi Qamilit, i kishin dhënë atij një reputacion si njeri jo vetëm i fjalës.

Me ardhjen në pushtet të Zogut, duket se marrëdhëniet e tij me të ishin komplekse. Një aristokrat si Nuredin Beu mund ta ketë patur të vështirë pranimin në krye të vendit të një Oxhaku inferior si ai i Zogollit të Matit. Por matiani në krye të një pushteti të fortë, e hodhi në qeli menjëherë pas dështimit të Kryengritjes së Fierit, ku duket se roli i Nuredin Beut duhet të ketë qenë i rëndësishëm, aq sa Zogu ta denonte me vdekje. Vetëm ndërhyrja e ish-gruas së tij amerikane në Departamentin e Shtetit bëri që Zogu t’i falte jetën.

Nuredin Beu ishte një prej shtyllave të rëndësishme të Ballit Kombëtar, me një mbështetje të rëndësishme në Vlorë. I skicuar si Kryeminister i vendit nga gjermanët, ai refuzoi këtë detyrë të vështirë duke mbetur në prapavijë të ngjarjeve politike.

Në dimrin e 45-ës, së bashku me disa Vloraj të tjerë, si Ekrem beu dhe Xhelaledin Pasha, largohen nga Shqipëria.

Pas nj përfshirjeje disavjecare në ngjarjet politike të emigracionit, vendoset përfundimisht në Gjermani, ku bashkëjeton me një mikeshën e tij gjermane. Ndahet nga jeta në Heidelberg. /tesheshi.com/ 

Të ngjashmeLajme

Boban godet polic Refikun: kur shpërbërja e Jugosllavisë nisi nga një ndeshje futbolli
Kujtesë

Boban godet polic Refikun: kur shpërbërja e Jugosllavisë nisi nga një ndeshje futbolli

13/05/2022
Turpi i pathënë i 7 Prillit dhe fama e dy gjeneralëve shqiptarë
Kujtesë

Turpi i pathënë i 7 Prillit dhe fama e dy gjeneralëve shqiptarë

08/04/2022
Disfata poshtëruese: kur Ushtria e Kuqe kallkanosej në Finlandë
Kujtesë

Disfata poshtëruese: kur Ushtria e Kuqe kallkanosej në Finlandë

24/03/2022
Lajme të tjera
Ish-rivali i Bashës “kruhet aty ku s’mban”

Ish-rivali i Bashës "kruhet aty ku s'mban"

Capitol-i i sulmuar, “gjuetia” e frymëzuesve vazhdon

Capitol-i i sulmuar, “gjuetia” e frymëzuesve vazhdon

Negociatat, edhe Gjermania durimsosur

Negociatat, edhe Gjermania durimsosur

TË FUNDIT

Kosova blen “produkte të shërbimeve të mbrojtjes” nga Turqia

Kosova blen “produkte të shërbimeve të mbrojtjes” nga Turqia

52 minuta Më parë
Mrekulli në horizont: pse Italia mund të shkojë në Katar?

Mrekulli në horizont: pse Italia mund të shkojë në Katar?

1 orë Më parë
Pamje: duke dalë nga Azovstali tragjik…

Pamje: duke dalë nga Azovstali tragjik…

8 orë Më parë
“Vetëvrasja” e Perëndimit sipas Orban: cila është?

“Vetëvrasja” e Perëndimit sipas Orban: cila është?

9 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
“Jo”-ja për Suedinë e Finlandën në NATO, “momenti i artë” për Turqinë

“Jo”-ja për Suedinë e Finlandën në NATO, “momenti i artë” për Turqinë

17/05/2022
Fara që s’shuhet: palestinezët arrijnë në 14 milionë

Fara që s’shuhet: palestinezët arrijnë në 14 milionë

17/05/2022
A po i kthehet NATO-s edhe Zvicra neutrale?

A po i kthehet NATO-s edhe Zvicra neutrale?

17/05/2022
Evropa në dilemë: nëse Kievi fiton, problem i madh!

Evropa në dilemë: nëse Kievi fiton, problem i madh!

17/05/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Bujar M. Hoxha: Nën ethe islame, Ramazani? (Tek fjala tingëllon si një violinë Stradivari)

Nga Leons Hasani*: Një sulm kinez mbi botën islame

 Nga Amir B. Ahmeti: Feja dhe Shteti në kushtetutat e vendeve evropiane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist