Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u përball me një protestë të ashpër nga gazetarët të enjten, të cilët, para dhe gjatë një konference për shtyp, e quajtën atë përgjegjës për gjenocidin në Gaza.
Së pari, gazetari Sam Huseini e pyeti Blinken për Direktivën Hannibal – një doktrinë izraelite që thotë se është më mirë të vrasësh një izraelit sesa ta lejosh atë të merret peng – dhe Blinken tha se do t’u përgjigjej pyetjeve më vonë.
“Të gjithë nga Amnesty International deri te ICJ (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë) thonë se Izraeli po kryen gjenocid dhe shfarosje, dhe ju më thoni t’u respektoj? Pse nuk jeni në Hagë?”
Më pas me Huseini foli një nga eskortat e Blinkenit, duke i thënë që të priste për të bërë pyetjet e tij. Por Huseini tha se Matt Miller (zëdhënësi i Departamentit të Shtetit) i kishte thënë se Blinken nuk do t’u përgjigjej pyetjeve të tij.
Më pas, gazetari u nxorr jashtë me forcë.
Reporter @samhusseini was just physically dragged from Blinken’s briefing. “Why aren’t you at The Hague?” he asked. pic.twitter.com/Nvs10aFjgh
— Ryan Grim (@ryangrim) January 16, 2025
A second reporter is removed after interrupting Secretary of State Blinken. pic.twitter.com/g8oZs8w6ls
— CSPAN (@cspan) January 16, 2025
Deklaratat e Blinken u ndërprenë dhe nga gazetari amerikan Max Blumenthal, i cili tha në fillim të konferencës në selinë e Departamentit të Shtetit se 300 gazetarë në Gaza ishin shënjestruar nga bombat amerikane.
“Gjyshi juaj ishte lobist i Izraelit”
“Pse vazhduat bombardimet kur ekzistonte një marrëveshje në maj? Të gjithë e dimë se kishte një marrëveshje dhe u vazhdua me bombardime”, tha Blumenthal dhe vazhdoi:
“Pse i latë të masakrohen miqtë e mi? Pse lejuat të shkatërrohen shtëpitë e miqve të mi në Gaza kur ne kishim një marrëveshje në maj? Ju keni ndihmuar në shkatërrimin e fesë sonë, Judaizmit, duke e lidhur atë me fashizmin. Gjyshi juaj ishte lobist i Izraelit. Pse lejuat të ndodhte Holokausti i kohës sonë? Si ndiheni që trashëgimia juaj është gjenocid?”.
Blumenthal më pas iu drejtua Mattheë Miller, zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke i thënë: “Dhe ti, Matt, po qesh? Ju qeshni përmes gjenocidit!”.
"Why did you allow my friends to be massacred? How does it feel to have you legacy be genocide?"
Secretary of State Blinken is interrupted during a news conference.
Full video here: https://t.co/QDBbOZiiNe pic.twitter.com/jeWSRvKS8C
— CSPAN (@cspan) January 16, 2025
Konferenca për media u mbajt një ditë pasi Katari njoftoi një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund më shumë se 15 muajve të sulmeve izraelite në Gaza, të cilat kanë marrë më shumë se 46,000 jetë që nga 7 tetori 2023.
Sulmet, në nivel gjenocidal, e kanë kthyer Gazën në hi, duke shkaktuar një tragjedi humanitare.
Dhe shumë fajësojnë administratën amerikane në ikje, atë Biden, si mbështetëse e Izraelit në atë që, siç më sipër, mund të quhet Holokausti nr. 2, me viktima jo hebrenjtë por palestinezët, ku autorë janë pikërisht hebrenjtë, me palestinezët pa qenë kurrë nazistë, por si muslimanë, njerëz që kanë shpëtuar hebrenjtë përgjatë gjithë historisë dhe i kanë mirëtrajtuar kur të tjerët, zakonisht europianët e krishterët i kanë keqtrajtuar ata. Por pabesia e mosmirënjohja nuk kanë brirë, thjesht kanë fytyrën e tyre! /tesheshi.com/