Aleati më i mirë dhe natyral në këtë stinë është pa dyshim çaji, dhurata më e çmuar që mund t’i bëjmë organizmit në këtë periudhë. Ai forcon imunitetin duke bërë që virozat të kalohen sa më lehtë.
Çaj jeshil me limon këshillohet të konsumohet në mesditë.
Përbërësit për të pregatitur këtë çaj:
1 filxhan ujë të nxehtë
1 lugë të vogël çaji jeshil ose 1 bustinë
2-3 feta limon
mjaltë ose sheqer sipas dëshirës
Përgatitja:
Vendosni në zjarr një enë me 1 filxhan ujë, lëreni të ziejë për 2 minuta, pastaj hiqeni nga zjarri, shtoni çajin dhe limonin. Lëreni për 3-5 minuta dhe më pas hidheni në filxhan. Shtoni mjaltë ose sheqer sipas dëshirës./tesheshi.com/