Erjon Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, shpesh është konsideruar si pasardhës i Edi Ramës në Partinë Socialiste. Në jo pak raste figura e tij është rivalizuar me atë të Sajmir Tahirit, pasi të dy politikanët janë suportuar fort nga Rama, madje duke iu besuar poste të rëndësishme në mandatin e parë të qeverisë së tij.
Por a e synon Veliaj postin e kryeministrit?
Duket se kryebashkiaku për momentin ka dhënë një përgjigje të prerë: i pëlqen puna që bën aktualisht.
Por a duhet besuar? Përpara zgjedhjeve vendore të 2015-ës, ai ka mohuar deri në momentin e fundit faktin që do të ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës, gjë që rezultoi më pas e vërtetë.
I ftuar në emisionin Kolaudim në INTV, Veliaj ka dhënë një përgjigje surprizë duke thënë se asnjëherë nuk do të jetë kryeministër
Kur do të vijë dita që do të jesh Kryeministër?
Asnjëherë me thënë të drejtën. Sepse kam rënë në dashuri me punën që bëj. Dhe do i rri punës që pëlqej më shumë. E kam pyetur edhe Edin në fakt, se kush është punë më e bukur dhe ma ka pranuar se ajo e Kryebashkiakut. Kështu që unë do vazhdoj të bëj punën e Kryebashkiakut, sepse e dua punën time.
Është më rehat ministër apo kryetar Bashkie?
Ministër nuk është rehat se kishte shumë punë. Kjo është më e vështirë, por është edhe më e bukur. /tesheshi.com/