Javë pasi ushtria e Kosovës është bërë realitet, duke patur gjithashtu dhe një përkrahje të fuqishme amerikane, kreu i NATO-s ka shfaqur sërish padakortësinë e tij për këtë hap.
Në një intervistë në hyrje të këtij viti, Jens Stoltenberg është ankuar sërish, duke përdorur tezën e njohur prej tij, atë të “kohës së gabuar” për formimin e kësaj ushtrie.
“Edhe pse në parim është Kosova që duhet të vendosë për tranzicionin e Forcës së Sigurisë, ne kemi bërë të qartë se ky veprim vjen në një kohë të gabuar. NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të mandatit aktual. Me ndryshimin e mandatit, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të shqyrtojë niveli i angazhimit të forcës së sigurisë së Kosovës në NATO dhe të gjitha palët duhet të sigurojnë se ky vendim, i cili është bërë në kohë të gabuar, nuk do të rrisë më tej tensionet në rajon. Të gjithë aktorët politikë në rajon duhet të fokusohen në përparimin e reformave dhe dialogun. Kam biseduar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçicc dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe i kam informuar ata për diskutimet aktuale në mesin e anëtarëve të NATO-s”, tha Stoltenberg.
Ai theksoi se është e rëndësishme që të vetëpërmbajtje qoftë dhe për çdo deklaratë që mund të çojë në përshkallëzim.
“Në këtë kontekst, unë e mirëpres komunikimin e vazhdueshëm në mes të komandantit të KFOR-it tonë, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, dhe kolegëve të tij në rajon, duke përfshirë edhe takimin e tij të fundit në Nish me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjeneral-nënkoloneli Millan Mojsilovicc. Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim plotësisht procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përmes dialogut të mbështetur nga Bashkimi Evropian. Kjo është jetike për paqen dhe sigurinë rajonale”, ka thënë Stoltenberg.
Dhe sicc vërehet, kreu i Aleancës potencon në këtë rast raportet e afërta me faktorin serb, i cili nga ana e tij e priti me frikë por dhe kërcënime, themelimin e ushtrisë së Kosovës.
Dhe në këtë pikë, Stoltenberg nuk e ka fshehur “ndikimin” serb në kundërshëtinë ndaj ushtrisë së Kosovës.
“Serbia është ende një partner i vlefshëm. NATO respekton plotësisht faktin se Serbia nuk do të aspirojnë për t’u bashkuar me NATO-n, në aspektin e politikës së saj të neutralitetit ushtarak. Në të njëjtën kohë, ne e mirëpresim faktin se Serbia ka zgjedhur rrugën e partneritetit me NATO-n”, tha kreu i Aleancës Atlantike. /tesheshi.com/