Portali informativ rus Sputnik akuzon Edi Ramën se ka ndikuar tek partitë shqiptare për të rrëzuar Ali Ahmetin.
Në shkrimin e gazetares Brankica Ristiq, Sputnik thekson se Rama ka lobuar edhe tek ndërkombëtarët për Zoran Zaevin.
Ndërkaq, analistja politike Branka Gjeorgjeva, thotë për Sputnik se nëse dështon Zaevi në mundësinë për të formuar qeveri, atëherë do të mundësohej mandatimi i një shqiptari si kandidat për kryeministër.
Dhe në fakt, e gjithë ajo që po ndodh në politikën maqedonase, i ka deri diku rrënjët në Tiranë. Sapo përfunduan zgjedhjet dhe dolën rezultatet, Rama thirri gjithë përfaqsuesit e spektrit politik shqiptar të Shkupit duke iu diktuar atyre hartimin e një platforme të përbashkët me disa pika kushtëzuese ndaj palës maqedonase.
Deri më tani kjo ka funksionuar suksesshëm. Faktori shqiptar e ka futur në ngërç faktorin maqedonas, pa qenë fare nevoja për të shkrehur armët si 16 vite ma parë. /tesheshi.com/