Nga Ameena SAWWAN*
Gjashtë vjet më parë, jetoja në periferi të Damaskut, në Gutan perëndimore. Ai rajon asokohe ishte nën rrethim nga regjimi sirian. E gjithë familja ime prej 12 anëtarësh ishte zhvendosur në bodrumin e shtëpisë për shkak të bombardimeve të vazhdueshme nga avionët luftarakë të regjimit.
Ishte mëngjesi i hershëm i 21 gushtit. Nuk mund të flija, kështu që u futa në internet dhe fillova të kontrolloj lajmet e fundit të postuara në mediat sociale.
Menjëherë hasa në video të shpërndara ku shiheshin njerëz duke u spërkatur dhe ligështuar, që rrokullisnin sytë dhe shkumonin nga goja. Nuk mund ta besoja. Ngjarja po ndodhte vetëm 20 km larg shtëpisë time.
Zgjova familjen dhe ua tregova lajmet. Ata filluan të krijojnë panik dhe nuk mund ta besonin atë që u thoja.
Pastaj, rreth orës 5 të mëngjesit, informacioni qarkullonte në internet se lagjja ime Muadamiyat al-Sham ishte sulmuar edhe me armë kimike.
I thashë një shoku: “Kjo nuk është e vërtetë, unë jetoj atje, e keni fjalën për Guta-n Lindore”.
Isha gabim. Armët kimike ishin rënë në qytetin tim, por nuk e kishim kuptuar sepse nuk ishte edhe aq afër shtëpisë sonë.
Kishim dëgjuar shpërthime të zhurmshme, më të forta se zakonisht, por mendonim se ishin raketa tokësore. Për dy vjet, ne ishim të bombarduar me të gjitha llojet e armëve – por nuk e njihnim tingullin e një sulmi kimik.
Vendosa të dilja jashtë dhe një nga fqinjët e mi më tha që lajmi i sulmit ishte i vërtetë. Pashë njerëz duke vrapuar nëpër rrugë, duke bërtitur, duke qarë dhe duke u përpjekur për t’i çuar të prekurit nga gazi në spitalin fushor. Edhe pse nuk i pashë raketat që lëshonin kimikate, mund ta ndjeja efektin e gazit, duke filluar nga djegia e syve.
U ktheva në bodrum dhe i thashë familjes time se kae pasur një sulm kimik aty pranë. Kur dëgjun familja, u strukën pranë njëri tjetrit në kërkim të ndihmës.
Kishim dëgjuar që armët kimike janë gazra të dendura, kështu që vendosëm të shkonim lart në katin e parë, ku menduam së ishim më të sigurt. Pas pak, një raketë u hodh në kopshtin tonë, duke shpërthyer dhe duke shkaktuar dëme në shtëpi. Regjimi nuk donte që dikush të mbijetonte atë ditë.
Nuk dinim çfarë të bënim. A duhej të qëndrojmë lart dhe të rrezikoheshim nga bombardimi, apo të qëdronim në bodrum e të rrezikoheshim nga gazi?
Gjithçka ishte kaotike dhe askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte.
Regjimi vazhdoi të na godiste me sulme ajrore, predha mortaja dhe raketa gjatë gjithë ditës.
Unë punoja si vullnetar në spitalin fushor dhe e dija se do të kishin nevojë për ndihmë, kështu që rreth orës 7 të mëngjesit u drejtova atje. Në të vërtetë, ai nuk ishte aspak spital – ishte vetëm një dhomë 300 metër katror me në një bodrum. Por ishte gjithçka që kishim.
Mezi arrita të mbërrij për shkak të granatimeve të vazhdueshme. Përpiqesha të ecja afër mureve për të shmangur predhat, dhe sa herë shpërthente një raketë, e shihja veten se mos jam plagosur.
Kur arrita më në fund në spital, pashë njerëz të rreshtuar në rrugë. Ata shkumëzonin nga goja dhe aytë po rrokulliseshin. Kishte një njeri që i hidhte ujë, por ata dukej sikur ishin afër vdekjes.
Hyra brenda dhe fillova të lajë njerëzit dhe të heq disa nga rrobat e tyre. Më udhëzuan të vendosja peshqirë të lagur me uthull dhe limon nën hundët.
Ne nuk dinim se çfarë po bënim dhe nëse po ndihmonim sado pak.
E gjithë ajo që dinim ishte se diçka e tmerrshme kishte ndodhur dhe ne ishim vetëm. Mbetëm të merreshin me qindra njerëz që vdesin.
Ende mbaj mend sa ndjeheshin të pafuqishëm të gjithë. Po na iknin nga sytë sumë njerëz, e megjithatë u jepim frymëmarrje artificale.
Pashë që një familje e tërë vdiste, njëra pas tjetrës. Përfundimisht, kufomat e të vdekurve duhej të zhvendoseshin në shtëpitë afër, pasi nuk kishte vend të mjaftueshëm për ta.
Në një moment, pashë një mjek që qëndronte në cep të dhomës duke mbajtur një fëmijë 10 muajsh. Ai ma dorëzoi foshnjën ndërsa po përpiqej të qëndronte në këmbë. Unë u përpoqa ta laja fëmijën, provova CPR mbi të, asgjë nuk funksionoi. Ishte momenti më i errët për mua. Urova që të ishte një makth dhe të zgjohesha për të zbuluar se nuk kishte ndodhur kurrë.
Foshnja vdiq bashkë me prindërit. Të gjithë qanim, shikonim përreth si të hutuar, duke mos ditur si do të përfundonte kjo.
Granatimet po intensifikoheshin dhe ne po ndjenim marramendje nga efektet anësore të kimikateve.
Njëri nga mjekët më kërkoi mua dhe një tjetër vullnetar të shkonim në shtëpinë aty pranë dhe t’u jepnim injeksione me atropinë atyre që ishin brenda. Doktori tha që banorët supozoheshin të vdekur por ndoshta ata ishin akoma gjallë, mbase injeksionet mund të ndihmonin. Kur mbërrita, shtëpia ishte e heshtur. Kam njohur shumë nga njerëzit që ishin brenda. Ne po qanim dhe po u jepnim injeksionet, një nga një.
Ata kishin vdekur, por unë shpresoja se ndoshta ne ishim gabim, ndoshta ata ishin në gjendje kome. Ndjeja marramendje. Sytë më digjnin por nuk doja të kërkoja trajtim mjekësor kur njerëzit e tjerë kishin nevojë për trajtim më shumë se unë.
Pasi pamë se nuk mund t’i ndihmonim ata njerëz, shkova në shtëpi të tjera për të provuar të shpëtoja të tjerët. Në një nga shtëpitë, unë u trondita kur gjeta mikun tim më të mirë. Ai ishte gjallë, por tërësisht i çorientuar. Kishte halucinacione, ishte duke u dridhur, dhe iu deshën më shumë se 10 ditë që të vinte në mendje dhe të kuptonte se çfarë kishte ndodhur.
Në orët e para të pasdites, shkova në shtëpi, në pamundësi për të trajtuar sytë që po më ndizeshin nga gazi.
Atë ditë gjithsej 1,127 njerëz u vranë në sulmet ndaj Gutas, një krim lufte i paimagjinueshëm.
Banorët e lagjes një natë më parë kishin rënë në gjumë si gjithë bota, por nuk u zgjuan kurrë.
Familja ime dhe unë mbijetuam, por vdekja vazhdoi të binte si shi nga qielli. Tetë ditë më vonë, vëllai im, gruaja e tij dhe djali i tyre Ahmad u vranë nga një predhë.
Këtë javë, ne përkujtojmë përvjetorin e gjashtë të masakrës; ne vajtojmë të vdekurit dhe kujtojmë familjet e tyre që ende presin drejtësi. Sulmi ndaj Gutas nuk ishte i pari dhe as i fundit. Me gjithë zemërimin dhe çarmatosjen nën mbikëqyrjen e aleatit të regjimit, Rusisë, Assad vazhdon të përdorë armë kimike kundër njerëzve të vet, pa u ndëshkuar nga askush.
Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut ka dokumentuar 217 incidente të tilla midis dhjetorit 2012 dhe maj 2019. Regjimi gjithashtu vazhdon të përdorë armë të ndaluara në ofensivën e tij ndaj Idlib.
Për ne që kemi humbur anëtarë të familjes nga krimet e regjimit, ka qenë tepër zhgënjyese të shikosh bashkësinë ndërkombëtare duke injoruar thirrjet tona për drejtësi. Është koha e duhur që ata të marin masa për t’i dhënë fund këtyre tmerreve në Siri. Derisa të ndodhë, ne do të vazhdojmë të flasim per historitë tona.
*Ameenah Sawwan është aktiviste e një organizate për të drejtat e njeriut që punon për liri dhe drejtës në Siri.
/tesheshi.com/