Opozita doli këtë të enjte në protestën e rradhës, duke kërkuar më ngulm dorheqjen e Ilir Metës nga Kryetar i Kuvendit. Por sa për kujtesë, cilat janë dorheqjet më të njohura në politikën shqiptare këto 20 e kusur vite dhe kush mban kreun për herët e dorheqjeve nga rradhët e kokave të politikës?
Për paradoks, Ilir Meta është në krye të listës së politikanëve shqiptare për dorheqje, me tre të tilla, por po kaq ka dhe Fatos Nano.
Dorhqjen e parë e ka bërë si kryeministër, pas KPD-së së famshme në vitin 2002.
Një vit më vonë, do jepte dorheqjen nga Ministër i Jashtëm në qeverinë e Nanos, pikërisht nga mospajtimet politike me ish-kreun socialist, për të shkuar më pas drejt ndarjes nga PS-ja.
Dorheqjen e tretë do e kishte në janar 2011, po si Ministër i Jashtëm e njëherësh Z/Kryeministër, pas publikimi të një videoje kompromentuese për të.
Pas Metës, siç e thamë vjen Nano. Ish kreu i PS-së do regjistronte dhe dorheqjen e parë në politikën pluraliste shqiptare, atë të vitit 1991, pas një lëvizjejë të fuqishme politico-sindikaliste, udhëhequr nga PD-ja, me qëllim afrimin e zgjedhjeve të parakohëshme.
Dorheqja tjetër e Nanos do ishte në vitin 1998, pas ngjarjeve të 14 shtatorit.
Dhe e treta do ishte pas zgjedhjeve të përgjithshme në korrik të 2005, kur dha dorheqje nga drejtimi i PS-së.
Një dorheqje nga e majta ka dhe Pandeli Majko, fill pas Kongresit të PS-së në vjeshtë të vitit 1999, pasi udhëhoqi si vendin si kryeministër për më shumë se një vit.
Ndërsa nga e djathta, është Berisha me dy dorheqje, një në qershor të vitit 1997, kur me fitoren e së majtës u largua nga presidenca. Ndërsa tjetrën e ka në qershor të vitit 2013, pasi humbi zgjedhjet e përgjithshme, duke mos qenë më zyrtarisht kryetar i PD-së, pas afro çerek shekulli drejtim të kësaj partie.
Edi Rama nuk ka asnjë dorheqje në karrierën e vet politike. Por e vetmja herë kur ai është përfolur që mund të japë dorheqje, ka qenë rasti kur u gjysma e Tiranës u përmbyt nga një incident në digën e liqenin artificial.
Sakaq, dorheqje i është kërkuar më ngulm dhe Aleksandër Meksit gjatë protestave për fajdet më 1997, atë kohë kryeministër, por kjo nuk ndodhi. “Rrëzimi” i tij erdhi pas paktit politik që çoi në krjimin e qeverisë së stabilitetit me kryeministër Bashkim Finon. /tesheshi.com/