Traktati i Versajës ishte i pari nga pesë traktatet e paqes së Parisit që riformuan botën pas Luftës së Parë Botërore. Tani që është bërë një shekull nga nënshkrimi i tij, ne kemi nevojë të kujtojmë se cilat ishin ndikimet që pasoi ai.
- Shpalli fundin e Luftës së Parë Botërore
Luftimet përfunduan më 11 nëntor 1918, por përfundimi formal i një prej konflikteve më vdekjeprurëse në historinë njerëzore nuk erdhi deri më 28 qershor 1919.
- Filloi Luftën e Dytë Botërore
Trashëgimia më e famshme e Traktatit të Versajës është se kushtet e saj drakoniane – të ideuara për të parandaluar Gjermaninë nga përsëritja e agresionit ushtarak – krijuan një krizë ekonomike dhe politike që çoi në ngritjen e Hitlerit dhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Klauzola e “fajit të luftës”, e cila ia la të gjitha fajin Gjermanisë dhe detyroi pagesat e dëmshpërblimit, e ktheu traktatin e paqes në një traktat armiqësie që i dha zjarrin botës.
- Lidhja e Kombeve
Paraardhësi i Kombeve të Bashkuara të sotme (OKB) ishte Lidhja e Kombeve. Lidhja e Kombeve ishte institucioni i parë global i themeluar mbi një parim të mbrojtjes së ndërsjelltë – garanci që vendet do të mbrojnë njëra-tjetrën nga agresioni. Por megjithëse presidenti amerikan Woodrow Wilson ishte arkitekti kryesor i Versajës nëpërmjet “Katërmbëdhjetë Pikave” të tij, Shtetet e Bashkuara kurrë nuk u bashkuan me Lidhjen e Kombeve. Mbase kjo ishte edhe arsyeja pse ajo mbeti e paefektshme deri në rrëzimin e saj.
- Gjermania u tkurr
Rajoni Alsasa Lorraine, i cili ishte aneksuar nga Gjermania në vitin 1870, iu kthye Francës së bashku me një mori të territoreve të tjera evropiane. Në total, Gjermania humbi pothuajse 70,000 km2 tokë duke u tkurrur me më shumë se 10% . Por humbja e fushave të vlefshme të Alsasa Lorraine ishte një goditje e veçantë. Si pjesë e shkrirjes më të gjerë evropiane, një pjesë e Prusisë perëndimore iu dha Polonisë, duke i dhënë akses në det nëpërmjet asaj që u bë e njohur si “Korridori polak”. Ky traktat i dha Polonisë akses jetik në Detin Baltik.
- Organizata Ndërkombëtare e Punës
Traktati themeloi Organizatën Ndërkombëtare të Punës, e krijuar për të zgjeruar dhe standardizuar të drejtat globale si puna e denjë dhe pagë e mbrojtje sociale për të gjithë.
- Çimentoi konceptin e Jugosllavisë
Mosmarrëveshjet e Ballkanit ishin fija e barutit të Luftës së Parë Botërore. Koncepti tashmë i vendosur i një njësie të vetme sllavike mori formë. Megjithëse fuqitë perëndimore në Versajë nuk e krijuan vetë federatën famëkeqe, pranimi i tyre – mes kundërshtimeve të ashpra nga Mali i Zi – çimentoi atë që u bë Federata e Jugosllavisë.
- Fundi i perandorisë botërore të Gjermanisë
Sipas kushteve të Traktatit të Versajës, Gjermanisë iu morën kolonitë – duke u shndërruar zyrtarisht si mandate të Lidhjes së Kombeve, por në praktikë mbetën nën kontrollin e Britanisë, Francës dhe Belgjikës.
Përgatiti: Arbnora Avdiu-Hoxha -/tesheshi.com/