Në Rrugën e Kombit reshjet e borës për pak kohë krijuan vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Disa automjete u bllokuan për disa minuta në të dy korsitë e autostradës pa mundur të lëvizin. Në segmentin “Tunel- Fushë Dukagjin” menjëherë mbërritën borëpastrueset e kompanisë së mirëmbajtjes dhe rikthyen qarkullimin e automjeteve.
Policia Rrugore e Kukësit u vu në lëvizje me dy postblloqe për të mos lejuar qarkullimin e atyre që nuk ishin të pajisur me zinxhirë.
Situata u vu në kontroll vetëm pas një ore. Ndërkohë dhe aktualisht qarkullimi në aksin “Tunel-Kukës-Morinë, bëhet i lirshëm në katër korsitë e lëvizjes.