Kufoma e gjetur të mërkurën në fshatin Draslajcë të Strugës, sipas gjitha gjasave i takon Uran Kupës, truprojës së kryetarit të Strugës Ziadin Sela.
Sektori për punë të Brendshme Ohër njofton se ekipet policore kanë kryer ekspertizë në prani të Prokurorit Publik, dhe se trupi i pajetë që supozohet të jetë i Kupës, ka qenë i dëmtuar rëndë në fazë të dekompozimit, prandaj për momentin ata nuk mund saktësisht të përcaktojnë se për kë bëhet fjalë, por burime të brendshme policore, konfirmojnë se trupi i pajetë është i truprojes së Zijadin Selës.
Me urdhër të Prokurorit Publik, kufoma është dërguar në autopsi në Mjekësinë Ligjore në Shkup me qëllim përcaktimin e identitetit.
Kupa u zhduk më datë 6 Shkurt,ndërsa automjeti i tij u gjet më vonë në Dibër. /tesheshi.com/