Hungaria ka triumfuar në sfidën e parë të play-off-it përballë Norvegjisë, edhe pse luante në fushë kundërshtare, duke bërë një hap gjigand drejt kualifikimit për në kampionatin europian, “Francë 2016”. Një gol i mesfushorit Lalslo Kleinheisler në minutën e 26-të të fraksionit të parë të lojës ka qenë përcaktues për fatin e kësaj ndeshje.
Beteja e dytë, dhe njëherësh finale, se cila nga këto dy skuadra do të presë biletën për në Paris, zhvillohet më datën 15 nëntor, në Budapest.
Hungaria ishte pjesë e grupit F në fazën eliminatore, dhe përfundoi e tretë në renditje, me 16 pikë të grumbulluara, ndërkohë që Norvegjia garoi në grupin H, e gjithashtu përfundoi në vend të tretë, por me më shumë pikë të grumbulluara, gjithsej 19.
Një kohë një prej ekipeve më të mira të Europës, përfaqësuesja hungareze po kërkon të kthehet në majat e futbollit continental. /tesheshi.com/