Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kur Parisi bëhet strehë e terrorit të majtë

    Kur Parisi bëhet strehë e terrorit të majtë

    Ç’mendon serbi i thjeshtë ndaj Rusisë?

    Ç’mendon serbi i thjeshtë ndaj Rusisë?

    “Çibani i pashkulshëm” serb në zemër të Prishtinës

    “Çibani i pashkulshëm” serb në zemër të Prishtinës

    Ngjarjet e Capitol-it, dëshmia e një gruaje për Trump

    Ngjarjet e Capitol-it, dëshmia e një gruaje për Trump

    Vuçiç: Prishtina, plan për sulm në Veri!

    Vuçiç: Prishtina, plan për sulm në Veri!

    Vidovdani: një serb i arrestuar, dhjetë të ndaluar

    Vidovdani: një serb i arrestuar, dhjetë të ndaluar

    Tërmeti në Afganistan, sa do jetë ndihma e SHBA për vendin nën talebanë?

    Tërmeti në Afganistan, sa do jetë ndihma e SHBA për vendin nën talebanë?

    Del shifra zyrtare e humbjeve njerëzore në tmerrin sirian

    Del shifra zyrtare e humbjeve njerëzore në tmerrin sirian

    Çdo i dhjetë rast i kancerit në Evropë, nga ndotja

    Çdo i dhjetë rast i kancerit në Evropë, nga ndotja

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Kur shqiptarë e serbë janë “vëllezër” në hajni: kontrabandë mallrash dhe vjedhje makinash

Nga te Sheshi
16/03/2016
në Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Kur shqiptarë e serbë janë “vëllezër” në hajni: kontrabandë mallrash dhe vjedhje makinash
6
SHPËRNDARJE

Ilaçe, pije alkoolike, derivate të naftës e mallra të tjera që kanë akcizë, janë duke u futur në Kosovë pa asnjë problem nga Serbia; ndërsa nga Kosova në Serbi janë duke u trafikuar makinat të cilat kryesisht janë duke u vjedhur në jug të Mitrovicës e Prishtinë, si dhe cigare pa banderola, ose ndryshe pa pullë.

E tërë kjo është duke ndodhur nën dyshimin se punonjës policie, pjesëtarë të njësisë së shërbimit për ruajtjen e kufirit, si dhe policë të komunikacionit si në veri ashtu edhe në jug, i kanë “rregulluar letrat” me kontrabanduesit duke u bërë bashkëpunëtorë me ta.

Këtë informacion e përcjellë një burim kofidencial i portalit tesheshi.com, pikërisht nga radhët e Policisë së Kosovës. Në anën tjetër, edhe drejtues policor e pranojnë që kjo po ndodh, porse thonë se po hetohet gjithçka, çdo dyshim. Ata informojnë se disa policë, rreth 10 sosh, të cilët janë të dyshuar për korrupsion në veri, janë suspenduar nga puna.

“Policia është e përkushtuar që të luftojë dukuritë negative, dhe për këtë tani kemi edhe zyrën e inspektoratit policor të Kosovës, që është hapur në fund të vitit të shkuar në veri të Mitrovicës”, ka thënë një zyrtar i policisë.

Ai nuk ka dashur që të komentoj më shumë për kontrabandën e barnave si dhe vjedhjen e makinave, siç ka thënë, “për arsye se policia po i heton këto raste”.

Ndërkohë, burimi thotë se kontrabandistët kanë arritur që direkt të korruptojnë pjesëtarë të policisë së Kosovës në veri ,e sidomos në pjesën e Zubin Potokut, ku kontrabanda me barna farmaceutikë është duke lulëzuar.

“Kontrabanduesit serbë dhe shqiptarë, të cilët me vite fusin mallra ilegalisht nga Serbia në Kosovë, merren vesh fillimisht me policinë, e pastaj sjellin mallin”, ka thënë burimi nga brenda radhëve të policisë.

Sipas tij, në veri të Kosovës, përveç dy pikave kufitare ekzistojnë edhe 11 rrugë alternative ilegale, në aksin Mitrovicë- Rashkë dhe Mitrovicë –Novi Pazar, nga ku është duke u bërë kontrabanda kryesisht e mallrave me akcizë.

“Normalisht që policia e Kosovës në veri kontrollon një apo dy kamiona dhe në momentin kur kamioni me mallra me akcizë pritet të kalojë andejpari, policia tërhiqet nga rrugët duke mundësuar kontrabandimin”, saktëson burimi mbi metodën se si ndodh kalimi kontrabandë.

Ai thotë se kontrabanduesit paguajnë policët e korruptuar, varësisht nga malli dhe sasia tij që fusin në Kosovë apo anasjelltas.

“Policët e Kosovës për këtë punë shpërblehen nga ana e kontrabanduesve, ku për një autobot me naftë nga 1000-3000 litra marrin nga 100-300 euro, ndërsa për një furgon të ngarkuar me mallra të tjera me akcizë, shpërblehen me 50-100 euro”, ka thënë burimi dhe ka shtuar se për kontrabandë të imët, siç e quajnë ata atë me makina, policia merr nga 20 euro.

Sipas burimit, ka dhe raste kur kontrabanduesit nuk ia paguajnë detyrimin policisë, por nga kjo e pësojnë.

“Nëse furgoni i tyre kapet nga policia, për lirimin e tij kontrabanduesit duhet të paguajnë shifra astronomike; në të kundërtën furgoni me mallra dërgohet në terminalin doganor si dhe pason edhe ndëshkimi nga gjykata”, ka thënë burimi

Ai ka specifikuar më pas se një kontrabandist i ilaçeve nga Peja (shqiptar), furgoni i të cilit është kapur nga policia e Kosovës, i ka paguar ryshfet policëve diku rreth 13 000 euro në mënyrë që furgoni i tij me barna të mos dërgohet në terminalin doganor në jug të Mitrovicës. Dhe kjo ka ndodhur pak ditë më parë në afërsi të Zubin Potokut.

Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për policë të veriut të korruptuar, por edhe të rajonit të Pejës, pasi siç informon burimi, “barnat kontrabandë, nga Zubin Potoku ndjekin rrugën për në Pejë duke kaluar përmes rrugëve malore të fshatrave serb, Dreth dhe Banjë, të cilat lidhen direkt me qytetin e Istogut, duke mundësuar kështu që ilaçet të depërtojnë në Pejë e pastaj edhe në Prishtinë.”

Burimi ka shtuar se barnatoret e Kosovës janë përplot me barna të kontrabanduar nga Serbia dhe për këtë, dëshmi është se ditëve të fundit, në aksionet e Inspektoratit të Farmacisë së Kosovës në shumicën e barnatoreve në tërë Kosovën, janë gjendur produkte të prodhuesve farmaceutikë të Serbisë, e që janë të kontrabanduara.

Ndërsa për cigare dhe pije alkoolike, për kontrabanduesit, më atraktive është rruga nga Leposaviqi për Mitrovicë dhe se, edhe për këtë lloj mallrash veprohet njësoj mes të kontrabanduesve dhe policisë.

Jo më kot thuhet se në hajni, shqiptarët e serbët bashkpunojnë pa asnjë të keqe dhe janë duke e zbatuar në praktikë ideologjinë komuniste të “vllazërim-bashkimit”.

Kalojmë tek makinat.

Audi, golf e mercedes, janë makinat më atraktive për hajnat në jug të Mitrovicës dhe në Prishtinë, e që po përfundojnë në  veri të Mitrovicës e nga aty në Serbi.

Burimi i portalit ka precizuar se serbi nga qyteti i Kryshefcit të Serbisë, Predrag Vukosavleviçi, i njohur me nofkën Penzija, është koka e hajdutëve që janë duke vjedhur makinat në jug të Mitrovicës, e që përmes rrugëve alternative, e kryesisht përmes fshati Tresavë, po i dërgojnë në Serbi nga ky humbin çdo gjurmë.

“Vukosavleviçi ka një flet-arrest të lëshuar nga Policia e Kosovës, por deri më tani nuk kanë arrituar që ta kapin”, ka thënë burimi dhe ka shtuar se ky serb mbrohet në veri nga ana e një pjesë e policisë.

Burimi ka shtuar se vetëm në dy ditë e fundit në jug të Mitrovicës janë vjedhur dy makina golf dhe dyshohet se ato kanë përfunduar në Serbi. Përgatiti M. Mustafa – /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

“Çibani i pashkulshëm” serb në zemër të Prishtinës
Kosova

“Çibani i pashkulshëm” serb në zemër të Prishtinës

30/06/2022
S’paguan borxhet, por noton në para: a po u reziston Rusia sanksioneve?
Ekonomi

S’paguan borxhet, por noton në para: a po u reziston Rusia sanksioneve?

29/06/2022
Thatësira e tmerrshme në Itali: larja e kokës te parukierët, vetëm njëherë
Sociale & Shoqëri

Thatësira e tmerrshme në Itali: larja e kokës te parukierët, vetëm njëherë

29/06/2022
Lajme të tjera
Atletiko e Madridit dhe Man. Siti shmangin surprizat: kalojnë në çerekfinalet e Champions-it

Atletiko e Madridit dhe Man. Siti shmangin surprizat: kalojnë në çerekfinalet e Champions-it

Tresni mjaltin në ujë dhe do të keni këto përfitime

Tresni mjaltin në ujë dhe do të keni këto përfitime

Trump dhe Clinton forcojnë pozitat në garën e kandidaturave presidenciale

Trump dhe Clinton forcojnë pozitat në garën e kandidaturave presidenciale

TË FUNDIT

Inteligjenca amerikane: tre skenarë të mundshëm në Ukrainë

Inteligjenca amerikane: tre skenarë të mundshëm në Ukrainë

2 orë Më parë
Kur Parisi bëhet strehë e terrorit të majtë

Kur Parisi bëhet strehë e terrorit të majtë

3 orë Më parë
Cila është vlera e aseteve të ngrira të oligarkëve rusë?

Cila është vlera e aseteve të ngrira të oligarkëve rusë?

3 orë Më parë
Ç’mendon serbi i thjeshtë ndaj Rusisë?

Ç’mendon serbi i thjeshtë ndaj Rusisë?

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
“Çibani i pashkulshëm” serb në zemër të Prishtinës

“Çibani i pashkulshëm” serb në zemër të Prishtinës

30/06/2022
S’paguan borxhet, por noton në para: a po u reziston Rusia sanksioneve?

S’paguan borxhet, por noton në para: a po u reziston Rusia sanksioneve?

29/06/2022
Thatësira e tmerrshme në Itali: larja e kokës te parukierët, vetëm njëherë

Thatësira e tmerrshme në Itali: larja e kokës te parukierët, vetëm njëherë

29/06/2022
Pse rusët goditën qendrën tregtare me popull brenda?

Pse rusët goditën qendrën tregtare me popull brenda?

29/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ayhan Demir*: Mizoritë e Greqisë në Çamëri

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist