Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kthimi i Tiranës si qendër politike kundër Teheranit, a po e kthen Shqipërinë në një “Liban” të shekullit 21?!

by te Sheshi
15/08/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Kthimi i Tiranës si qendër politike kundër Teheranit, a po e kthen Shqipërinë në një “Liban” të shekullit 21?!

Tashmë është e qartë se Shqipëria është kthyer në një qendër politike të zhvillimeve jo vetëm në rajon, por kryesisht në Lindjen e Mesme.

Ndërsa, pranimi i 2 mijë anëtarëve të grupit MEK që erdhën në Tiranë nga kampi Ashraf në Irak, si pasojë e një zgjidhje humanitare u pa si një zhvillim brenda suazave etike, edhe pse problematike, zhvendosja e qendrës së opozitës iraniane në kryeqytetin shqiptar, e kthen Tiranën në një situatë përplasëse jo vetëm me Iranin, por edhe me aleatët e tij të fortë nëpër botë.

Praktikisht Shqipëria po kthehet siç ka qenë Libani apo Jordania në vitet ´80 të shekullit të 20 kur u bënë qendrat politike të Organizatës për Çlirimin e Palestinës së Jaser Arafatit.

Por ndërsa lëvizja palestineze ishte një kauzë më shumë për liri, pra për çlirimin e tokave të pushtuara nga Izraeli, muxhahidinët MEK iranianë janë një opozitë politike që synon pushtetin në Iran.

Pra në një farë mënyre Shqipëria po ndërhyn në punët e brendshme të një shteti 90 milionësh, një fuqi e madhe ekonomike, me një potencial të frikshëm ushtarak dhe me një ndikim shumë të madh jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në të gjithë botën.

Takimi i fundit i senatorëve amerikanë me udhëheqësen e opozitës iraniane Mirjam Rajavi, i ka vënë vulën planit që tashmë është rakorduar nga Uashingtoni dhe Tiranë.

Përpara zgjedhjeve të 25 qershorit, në Shtëpinë e Bardhë u thirr ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, pikërisht pak kohë pasi u kthye nga një vizitë në Teheran.

Bushati takoi njeriun më të fuqishëm të Shtëpisë së Bardhë, Gjeneralin H.R McMaster, për të rakorduar planin politik të Uashingtonit, për të gatuar një lëvizje që synon të largojë nga pushteti “regjimin e mullahëve” siç e thërret SHBA establishmentin politik në Teheran. Më pas Edi Rama ka diskutuar si me zv.presidentin Pence dhe sekretarin e Shtetit Tillerson për një zgjerim të veprimtarisë së opozitës MEK.

Mirjan Rajavi, kreu i Frontit të Rezistencës së Iranit, që prej 22 marsit ku u festua Novruzi me pompozitet nga Tirana, e ka zhvendosur këtu zyrën e saj dhe jo në Paris ku ka qenë që prej shumë vitesh.

Irani ndërkohë ka ndërmarrë kundërmasat e tij. Ambasada e Teheranit në Tiranë është “pastruar nga diplomatët” dhe gëlon nga njerëzit e shërbimit sekret, ekspertë të MEK-ut dhe sjelljeve të tij politike.

Portali në gjuhën shqipe boton çdo ditë pamflete kundër qeverisë së Tiranës dhe është kthyer në një lloj “Sputnik”-u por që ka një staf të zgjeruar që shkruan në perfeksion shqipen standarde.

Në një shkrim të fundit, Parstoday, thekson se “Shqipëria, tavolina e bixhozit amerikan me MEK”.

Takimet e senatorëve amerikanë me anëtarët e MEK në Shqipëri, janë bërë vetëm pak pas sanksioneve të presidentit amerikan Donald Trump kundër Iranit. Trump ka pretenduar se sanksionet e reja janë për shkak të testimeve raketore të Iranit, mbështetjes së këtij vendi ndaj terrorizmit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut nga Teherani.

Sipas portalit iranian “Në takimet që zyrtarët e lartë amerikane kanë zhvilluar me me grupin st MEK, gjithmonë flitet për rrëzimin e shtetit në Iran. Në kohën kur disa politikanë përkrahin këtë veprimtari, disa të tjerë thonë se kjo nuk duhet bërë me mjete dhe rrugë ushtarake”.

Përfshirja e Tiranës në këtë gurgule politike të Lindjes së Mesme nuk se ka një precedent në historinë politike të shtetit shqiptar.

Vetëm në kohën e regjimit komunist, Enver Hoxha përkrahte me armë dhe trajnime jo vetëm OÇP-në e Arafatit, por edhe disa lëvizje të tjera në Afrikë si ajo e Kabilës në Kongo.

Por Irani është padyshim diçka tjetër. Një shtet me histori shumë të pasur në civilizimin botëror, ai është tashmë një aktor kyç në zhvillimet jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe ato që kanë të bëjnë me transaksionet në lidhje me naftën e gazit, pasi vetëm Irani ka 8% të rezervave botërore, ndërkohë që kontrollon Ngushticën e Hormuzit, vendi më strategjik në botë, nga ku kalojnë të gjitha ngarkesat e naftës nga Gjiri Arabik, të cilin Irani e quan “Persik”.

Kjo lëvizje, Edi Ramës vërtetë që mund ta lidhë më ngushtë me administratën e Donald Trump, por mund tí shkaktojë probleme me kancelaren Merkel, pasi Gjermania është një vend që ka marrëdhënie të mira me Iranin.

Këtu në këtë tabelë shahu, është i rëndësishëm roli i Turqisë. Deri pak kohë më parë u duk se Teherani dhe Ankaraja i kishin sheshuar mosëmarrëveshjet që vinin nga Siria, por sërish kanë nisur përpasjet.

Në një koment të fundit, ParsToday, portali i Teheranit ka përkrahur qëndrimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan kundër gulenistëve, duke sulmuar Trump se luan me dy porta me Turqinë.

Irani është një vend që realisht nuk luan një rol pozitiv në rajonin e Lindjes së Mesme, pasi sulmon dhe destabilizon shtetet e pasura të rajonit, e në radhë të parë Arabia Saudite.

Shiitët iranianë, sektarizmin e përçarjen mes muslimanëve e kanë politikë determinuese, por a mundet Shqipëria që të hyjë në mes, duke u kthyer në një “Liban” apo “Jordani”, ndërkohë që gjeografikisht është shumë larg?!

Shpatullat politike të Shqipërisë janë shumë të vogla për të mbajtur një barrë kaq të madhe, por siç duket nuk bëhet fjalë për shpatulla, por thjesht “duar që nxjerrin gështenjat e të tjerëve nga zjarri”.

/tesheshi.com/

Tags: iranmekshbaShqiperi

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Next Post
Edi Rama, intervistë për serben “Blic”: Mbështes nismën e Vuçiç, por Daçiç të ndalet me ndarjen e Kosovës

Edi Rama, intervistë për serben “Blic”: Mbështes nismën e Vuçiç, por Daçiç të ndalet me ndarjen e Kosovës

Zgjedhjet lokale në Kosovë: mungojnë afër 2 milionë euro

Zgjedhjet lokale në Kosovë: mungojnë afër 2 milionë euro

Kinezët duan të shtojnë një terminal për fluturimet low cost në Rinas

Çmimet e fluturimeve "çmenden" në verë, shikoni sa ulen biletat në vjeshtë …

TË FUNDIT

  • Të fundit
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni