Haxhi Shala, Kryetar i Komisionit Parlamentar të Kosovës për Siguri, ka konfirmuar investigimin e publikuar nga portali tesheshi.com se shërbimi sekret serb, BIA, përgjon në mënyrë permanente dhe pa asnjë pengesë, të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në një lidhje direkte me televizionin Rrokum, i cili u tregua tejet korrekt duke cituar lajmin e transmetuar tesheshi.com, Shala tha se institucionet e Kosovës janë në dijeni të prezencës dhe veprimit të antenave përgjuese në veri, qysh prej vitit 2013.
Zoti Shala, theksoi se nga faktori ndërkombëtar është sugjeruar që të mos veprohet, pasi do ndërhyjnë autoritetet e EULEX në veri./tesheshi.com/